• |
ide | kryesore

Ditmir Bushati reagon pas dorëheqjes së Nikos Kotzias

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagoi në lidhje me dorëheqjen e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias. Përmes një shënimi në Twitter, Bushati falënderoi ish-kryediplomatin grek për kontributin që ka dhënë për çështjet që lidhen me Shqipërinë.

“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit @NikosKotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona” – shkruan Bushati.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *