• |
ide | kryesore

Dorëhiqet ministri i Jashtëm grek, e akuzuan për lidhje me Soros. Kush do t’i vijojë bisedimet me Shqipërinë?

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e raportojnë mediat greke, sipas së cilave dorëheqja ka ardhur pas një debati me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos në mbledhje të qeverisë. “Kathimerini” shkruan se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit me partinë ANEL.

Në mbledhjen e qeverisë të martën, Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekrete të ministrisë së Jashtme, duke e cilesuar ate si njeri i Sorosit. Akuzë e fortë i erdhi edhe per shkak te marrëveshjes me Maqedoninë.

Bashkëpunëtorët e Kotzias thanë se ai ishte “thellësisht i ofenduar” nga akuzat dhe nga fakti qe nuk mori mbeshtetjen e kryeministrit Alexis Tsipras.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *