• |
ide | kryesore

Emergjencë difensive tek Flamurtari: e gjithë mbrojtja KO kundër Tiranës

F1, Sport



Pauza e kampionatit për shkak të impenjimeve të kombëtares nuk e ka ndihmuar aspak tekniku e Flamurtarit, Ilir Daja, të rigjejë pedinat e tij në vigjilje të sfidës me Tiranën në kampionat. Shpresonte shumë trajneri i kuqezinjtë që koha në dispozicion ti lejonte rikuperimin e të paktën dy nga tre lojtarëve të repartit, që do të mungojnë në ndeshjen me kryeqytetasit në Vlorë, por nuk ka qenë me fat.

Madje, Daja duhet të riformatojë të gjithë mbrojtjen, duke u gjendur përpara një emergjence të vërtetë. Albi Alla, që nga fitorja me Kukesin, në javën e dytë të kampionatit, të arritur pikërisht nga një gol i tij, nuk ka zbritur më në fushë. Mbrojtësi ka nisur rikuperimin dhe prej dy ditësh ka kryer vrapime individuale, gjë që e përjashton prezencën e tij në fushë kundër Tiranës, edhe për të shmangur ndonjë dëmtim të dytë duke qenë se nuk luan prej një kohe të gjatë.

Në këtë pikë zgjedhjet e vetme janë alternativat Pollozhani dhe Deliaj, sepse edhe rumuni Krstian Sirgi, i dëmtuar në fytyrë në ndeshjen me Kastriotin, nuk do të jetë në fushë. Vlonjatët po mendojnë të përdorin maskë në fytyrë për të, por Sirgi ka shfaqur mungesë orientimi në provat e bëra, ndaj dhe tekniku nuk do të rrezikojë, ndërsa si për ti komplikuar gjërat Daja duhet të bëjë edhe pa Emiljano Mustën, për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë.

Tekniku mbetet kështu pa dy qendrat e tij sepse është
Lajmi i vetëm pozitiv për kuqezinjtë është rikuperimi i Agustin Torassa. Argjentinasi ka kaluar shqetësimet dhe nga e marta ka nisur përgatitjet me grupin, ndaj do të jetë gati kundër Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *