• |
ide | kryesore

I plagosuri në ish-bllok, Ervis Martinaj transferohet në burgun 302

Lajme, Të fundit



Vetëm një ditë pasi e transferuan nga amjentet e spitalit Amerikan, në spitalin e Burgut pranë QSUT-së Tiranë, Ervis Martinaj, është transferuar në ambjentet e burgut 302 në Tiranë. Martinaj po qëndron në ambjentet e këtij burgu prej disa ditësh, ndërkohë që po pret të përmbushet dhe afati 30 ditor i qëndrimit në qeli, që vetë Gjykata e Tiranës ka vendosur për të.

Martinaj vijon të mjekohet në ambjentet e burgut, pasi ende ka disa koplikacione me plagën që i është shkaktuar në qafë, nga goditja me pistoletë e Marviol Bilos. Transferimi i Martinaj, në ambjentet e paraburgimit 302, u realizua vetëm një ditë pasi qëndroi në spitalin e Burgut. Mjekimin Ervis Martinaj, e mer në qeli, ndërkohë që shpesh herë është vizituar në ambjentet e burgut nga doktorët e spitalit Amerikan në Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *