• |
ide | kryesore

Kanye West dëshiron shumë fëmijë, Kim e kundërshton

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West prej pak ditësh ndodhen në një udhëtim në Afrikë, më saktë në Uganda, ku kanë përfituar ti bëjnë dhe një vizitë presidentit të vendit Yoweri Museveni. Ky i fundit ishte dhe shkaktar i skenës që po bën xhiron e rrjetit kur e pyeti çiftin se sa fëmijë duan të kenë.

“Kemi 3 fëmijë, por dua të bëjmë shtatë”-tha Kanye dhe u drejtua nga bashkëshortja e tij e cila nuk dukej se e mori dhe aq mirë këtë dëshirë të reperit. Pas disa momentesh qetësie të sikletshme Kim buzëqeshi dhe tha “Unë nuk do doja të kisha shtatë”.

Çifti i njohur kanë 3 fëmijë, Chigago më e vogla e cila erdhi në jetë para gati një viti, North dhe Saint. Ndërkohë që Chigago u mbajt nga një nënë surrogate gjatë 9 muajve sepse Kim pati probleme të rënda shëndetësore nga dy shtatëzanitë e para, ata kanë pranuar që do donin të kishin të paktën dhe një fëmijë tjetër, duke përdorur të njejtën nënë bartëse.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *