• |
ide | kryesore

“Kopshti zoologjik i Ferrit”/ Luani i Fierit me sy të nxirë shpëtohet nga policia

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit është mobilizuar për të shpëtuar kafshët e një kopshti zoologjik privat në Fier, pasi luani me sy të nxirë bëri xhiron e botës me fotot e shkrepura nga reporterët e “Daily Mail”, të cilët e quajtën “Kopshti zoologjik i Ferrit”.

“Daily Mail” gjithashtu raportoi se kafshë të tjera si zebra, një ari apo një ujk i dobët, jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këto kafaze, në kopshtin zoologjik privat në Fier.

Në përgjigje të lajmit të publikuar në “Daily Mail” dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit”, shkruan në rrjetet sociale ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.



4 Comments

  1. HIENA :SHPETON” LUANIN!!!
    Ato kafshe kane kaq vjet ne kushte mizerabel, por u desh nje artikull nga nje prestigjioze britanike qe “heroi” yne Klosi te beje shpetimtarin e madh dhe ta reklamoje kete arritje neper internet……

  2. Ah sikur te kujdeseshit edhe per njerzit sic po kujdesi per kafshet!
    Ju ishnderruat njerzit ne kafshe qe po germojne kazaneve per te gjetur nje kore buke o injorante .Por edhe per kafshet vetem kur shkruan ndonje reporter i huaj merrni ndonje mase duke u hequr si te ndjeshem per keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *