• |
ide | kryesore

Kur merkaton e bëjnë rrjetet sociale: Cuadrado “shkes” për James tek Juventus

Sport



Një nga objektivat e fundit të merkatos, tek i cili Juventus insistoi me sondazhe, ishte sigurisht James Rodriguez. Dy vjet më parë bardhezinjtë bënë kërkesë zyrtare për ta marrë nga Real Madrid, por atëherë kolumbiani u transferua në Bavari, tek Bayern Mynih, për të luajtur me skuadrën më të fortë të Bundesligës. Tani janë hapur skenarë të rinj të merkatos dhe për fantazistin kolumbian nuk përjashtohet një ardhje në Torino, për të luajtur edhe një herë me Cristiano Ronaldon.

Vetëm se ai që po mundohet të bindë James nuk është portugezi por Juan Cuadrado, me bashkëpunimin edhe të tifozëve juventinë, që në postimin për këtë qëllim të Cuadrado kanë shpejtuar të reagojnë pozitivisht.

Bashkëkombasi i James ka postuar në faqen e tij në Instagram, një foto së bashku me ish-yllin e Real. Kërkesat e tifozëve për tu transferuar në Torino ishin të menjëhershme për Rodriguez, ashtu si edhe direktivat për Cuadrado: “ Sille tek Juve” ose: “James tek Juve vitin e ardhshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *