• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet “Stresi”, iu gjet me vete…

Lajme, Të fundit



Nuk kanë të ndalur telashet me drejtësinë të këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”.

Burime të lapsi.al thanë se ai është shoqëruar në policinë e Tiranës pasi gjatë një kontrolli i është gjetur një armë me vete.

Të njëjtat burime saktësuan se fillimisht ai është shoqëruar ndërsa nuk dihet nëse ndaj tij do të kërkohet ndonjë masë arresti pasi çështja është duke u sqaruar.

Arkimed Lushaj njohet për disa probleme me drejtësinë edhe në të kaluarën. Ai është ndaluar për posedim drogërash dhe armëdh pa leje ndërsa në një rast u arratis nga ambientet e Komisariatit nr 3 në Tiranë duke shkaktuar një sërë shkarkimesh në radhët e uniformave blu.



2 Comments

  1. Une nuke mora vesh si nuk i hyri gje ne kembe ketij birbos kur u arratis nga komisarjati i policise.. U pushuan policet por kete nuk e kapen prap dhe ta rrasnin nja 2 vjet ne burg.

    Ishalla tani eshte e 5 e verteta.. se deri tani se kush merr ne telefon dhe e lirojne..

  2. Kete e ka nga Taulant Palla per ti mbyllur gojen te atit dhe te terheqi kallzimin qe ka bere ne prokurori per birbon e Librazhdit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *