• |
ide | kryesore

‘Monopolizimi i lojërave të fatit’, reagon Rama: Bastet vdiqën Sali!

Lajme, Të fundit



Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me mbylljen e lojërave të fatit, duke theksuar se Sali Berisha vijon t’u dalë për zot atyre.

Kryeministri shkruan në “Twitter” partia e Berishës kritikon edhe kujdesin shëndetësor falas.

Sipas kryeministrit, opozita ka mbetur peng i politikës së dëshpëruar.

“Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS?Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme?Bastet vdiqën Sali”, shkruan Rama në “Twitter”.

Reagimi i Ramës vjen pas një postimi të Sali Berishës në Facebook, ku denoncohej përpjekja e kryeministrit për monopolizim të lojrave të fatit nëpërmjet platformave online. Në postimin e Berishës theksohet se mbyllja e kësaj industrie është arbitrare dhe i favorizuar është vetëm Olsi Rama, i përfolur si partner në një kompani bastesh online.



5 Comments

  1. Pika bastesh ka ne gjithe boten o plehre por ty ste plas trapi per njerezit por per xhepat e tu dhe miqve te tu

  2. Ne kohen e diktatures komuniste,bixhozi ndalohej me ligj,por de facto lejohej me urdherese
    te brendeshme.Askush nuk denohej,por vetem kerrcenohej ose dhunohej ne Polici,dhe lihej
    i lire.E gjitha kjo,qe te lihej nje ventil ku njerezia te shfynte energjite e saj nga streset e kohes,
    ndryshe do i shfrynin ne politike kunder regjimit.E njejta gje eshte edhe me drogen dhe shume
    pislleqe te tjera,ku mbyllet nje sy per hir te pushttetit.Edhe halja shperthen,nese nuk ka nje
    ventil ku te shkarkohet gazi metan i saj.Te shohim,se ne cilin drejtim do te shpertheje kjo hale.

  3. Bastet vdiqën Sali???

    Ky zoteria Bastarenën po e krahason me Krishtin.
    Do vdesi ne 31 Dhjetor dhe do rilinde pas disa ditesh

  4. Ky zagari i droguar e beri vendin hashash dhe pika euro -bastesh dhe lojra fati tani do t’ja shese sikur keto ika hapur Saliu .Edhe nje njeri me kartele qe eshte shtruar ne psikiatri nuk mund te arsyetonte dhe te shpreheshe ne kete menyre .Eh cfare mendoj dhe une ata te pakten bejne nga nje gjilpere c’do dite kurse ky monstra nje here ne jave vjen ne Vlore nuk ka faj e kapin krizat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *