• |
ide | kryesore

Nuk e dinin se përgjoheshin, zbulohet biseda mes Xhisielës dhe djalit të deputetit të PS

Lajme, Të fundit



Balkanweb publikon bisedën e përgjimit ambjental mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Përgjimi ambjental mes të rinjve është kryer në Prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të rinjtë janë regjistruar për rreth 2 orë e 30 minuta. Biseda mes të rinjve është regjistruar një ditë para arrestimit të djalit të deputetit të PS, fillimisht prokurorja Mirela Kapo ka pyetur në seanca të ndara dy protagonistët Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën ndërsa më pas ka bërë ballafaqimin e tyre.
Në bisedë Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.
Rraja: Ku do t’flasësh?
Xhisiela: N’Tiranë
Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Ndërsa në vijim zbulohet se lidhja mes të rinjve duket se nuk e ka pëlqimin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili i ka thënë djalit të tij se do e bëjë lanet të birin nëse shkon pas 25 vjecares.
Edhe në këtë bisedë dy të rinjtë duket se janë treguar të kujdesshëm, pasi  shpesh duket të flasin të rezervuar, apo edhe me kode me njeri tjetrin.

Referuar bisedës, 25-vjecarja insiston tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores ka është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe se nuk e ka detyruar kush.

Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri tjetrit disa here, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.
Xhisiela: Jena rraf 100 here sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?

Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

Në bisedë, vërehet se disa herë ata i drejtohen njëri tjetrit me fjalë fyese, ndërsa në përfundim të bisedës ata thonë se do të shkojnë diku për të drekuar.
Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë nai gjo se vdiqa?
Rraja: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë.
Xhisiela: Do vijsh ti?
Rraja: Po do vij unë. Prandaj po t’ them mos prish punë.
Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’hangre m’çmene. I kam hudh fare, m’kanë marrë në pytje disa herë.
Rraja: Po mirë unë du ta shikoj ta lexoj.
Xhisiela: Po i kam hedh mor qafsh t’gjithë.



5 Comments

  1. shitjani qenefit negjmije keto.nuk e paskan ditur se po pergjohen pas disa ditesh.pistolet kokes.po cili gomer ju beson rilindasve.po vetullen e syrin e qelloi me gjuh xhisiela pela,po shpatullen me shqelmin e vet.6 her denocime dhe asnji mas nga edvin geron fatmut rama.

  2. Nuk e dinin thote hahahahaaaaaaaaa kjo shurra bo vaki dhe nuk e dinte por ky kari i lales me 1000000 perqind qe e dinte qe po pergjohej .

  3. E para ku eshte para qe viktima dhe dhunuesi te jene vetem ne nje dhome, dhe e dyta kjo ka qene e pergatitur per te nxjerre me vone qe krisma nuk ka patur. Loje e vjeter e e hetuesve ne pushtet

  4. Titulli : ” Nuk e dinin se përgjoheshin……” Per te qeshur dhe per te qare me kuj se ku jemi katandisur . Prokuror qe bene viktimen dhe viktima qe bene prokurorin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *