• |
ide | kryesore

Ole ironizon me një “gjetje” të vërtetë Neymar, por Argjentina ishte brutale në fushë me brazilianin

Sport



Rrotullimet e tij në Botëror u bënë virale në rrjetet sociale duke shkaktuar ilaritetin e tifozëve, aq sa në Meksikë shpikën ‘Neymar Challenge’, ose më saktë rrotullimin nga mesi i fushës deri në zonën e penalltisë. Në distancë muajsh, ironinë e vazhdon e përditshmja argjentinase Olé që, me rastin e ndeshjes Brazil-Argjentinë, në kohë reale postonte të gjithë rrëzimet e kampionit brazilian, të shoqëruara me video. Shtatë në total, me 3 kartonë të verdhë të provokuar (Paredes, Saravia e Battaglia).

Edeh pse ishte vetëm një turne miqësor, argjentinasit nuk kanë bërë tolerime dhe e kanë goditur numrin 10 të Brazilit që në castet e para. Në vecanti Saravia, mbrojtësi që e markonte, nuk ishte aspak i butë me sulmuesin e PSG, sidomos për ndërhyrjen në minutën e 23 të pjesës së dytë që mund të ishte edhe e kuqe, por arbitri Brych e ndëshkoi vetëm me të verdhë. Që në pesë minutat e para O Ney pësoi dy ndërhyrje të ashpra nga Saravia e më pas Paredes, që kartonin e verdhë e mori në të 17′ për një faull të dytë.

Ndoshta rrëzimi në fillim të pjesës së dytë, e ekzagjeruar, pas një ndërhyrje të Saravias ka bërë që Ole të frymëzohet: asnjë kontakt e Neymar që kërkon kartonin e verdhë për kundërshtarin. Më pas një tjetër rrëzim për një prekje të lehtë nga Lautaro Martinez, duke ekzagjeruar rënien. Praktikisht Neymar i përhershëm, në të mirë e të keqe: ai që rrëzohet lehtë, ai që jep assist si ai që i dha fitoren Brazilit kundër Argjentinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *