Nga disa kontrolle për kapjen e personave në kërkim, autoritetet kanë arrestuar tre persona, një të shpallur në kërkim ndërkombëtar, një në kërkim kombëtar dhe një të ri 23 vjeç.
Pas verifikimit dhe kontrollimit të 129 personave dhe 77 mjeteve, policia njoftoi arrestimin e Aleksandër Demirit, Besim Zikës dhe Klandio Metrës.
43-vjeçari Aleksandër Demiri, me banim në Vilebashtovë të Kavajës, ishte në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Milanos, pasi akuzohet për implikim në trafiqe drogërash. 43-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.
Personi i dytë që u vu në pranga është 48-vjeçari Besim Zika, i dënuar me 9 vite burg për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”. Besim Zika dyshohet se është kreu i një grupi trafiku droge. Ai u hetua së bashku me Gani Abazin, ish-shefin e komisariatit të Tepelenës, për këtë vepër penale.
Personi i tretë që u vu në pranga ishte 23-vjeçari Klandio Metra me banim në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtrua në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.
©Lapsi.al