• |
ide | kryesore

Rama nuk ofendon gazetarët, fyen të vërtetën

1, Ide

Pasi po shikoja kolazhin e përgatitur nga Lapsi.al me lumin e padurueshëm të fyerjeve, akuzave, britmave dhe shpërthimeve që Edi Rama derdhi të martën në mbrëmje ndaj katër gazetarëve, kërshëria më shtyu të bëj një kërkim të thjeshtë. Të lundroj në Google dhe të gjej raste të tjera kur kryeministri është sjellë me po të njëjtin stil të shëmtuar si në “Dritare”. Eshtë e vërtetë, duhet pranuar se ai nuk ka asgjë personale me Rudina Xhungën, kur i drejtohet me një fjalor rruge: “A je në metro”? Ai nuk ka mëri as me Rakipllarin, kur e etiketon shpifës, apo me Muratin kur i thotë qesharak. E gjitha kjo është fatkeqësisht një baltë e përgatitur me kujdes.

Lexo me tej:

Video-fakt/ Fytyrat e ndryshme që tregoi Rama në fyerjen ndaj gazetarëve

Dhe për t’u bindur për këtë mjafton ti hedhësh një sy ngjarjeve dhe datave kur shefi i qeverisë e ka shthurur gjuhën si një burrë i përdalë.

Filmi mu kthye plot një vit më parë, kur Edi Ramës sapo i kishte plasur skandali më i madh i qeverisë së Rilindjes, përgjimet italiane që vërtetonin lidhjen e ish ministrit të brendshëm Tahiri me trafikantët e bandës së Habilajve.

Ndryshe nga sa u detyrua të bënte më vonë, kryeministri refuzoi t’ia hiqte imunitetin palamentar, simbolit të policisë që deshëm.

Dhe për të shmangur vëmendjen nga ky akt i turpshëm, ai u vërsul me një gjuhë të rëndë kundër reporterëve që e prisnin jashtë kuvendit: “injorantë”, “të palexuar”, “jeni për të qarë hallin”.

Po të kërkosh në lajmet e datës 25 -26 tetor 2017 duket qartë se debati në vend që të mbizotërohej nga rrefuzimi i shumicës për ti hapur rrugë hetimeve, u vërsoll rreth reagimeve dhe kundër reagimve të sjelljes së kryeministrit me shtypin.

E njëjta fabul u përsërit edhe pasi shpërtheu skandali i përgjimit të vëllait të ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa.

Gazetarja e re Fax News, Ambrozia Meta, i bëri pyetjen më të thjeshtë të mundshme: A nuk gjendet dot në PS një ministër i brendëshëm i pa lidhur familjarisht me drogën?

Në vend që të përgjigjej Rama e kërcënoi me emrin e pronarit dhe dhuroi një show të vërtetë live duke braktisur konferencën me sebebin që pyetja vinte era propogandë.

Pra strategjia është e qartë, sa herë kapet me preshë në duar në një skandal, Rama përpiqet ti mbivendosë atij zhurmën, boomin dhe thashethemnajën e një konflikti banal.

Kështu ka bërë edhe me Eni Vasilin, që e krahasoi me dashnoren e Eskobarit. Kështu ka bërë edhe më Ilva Taren, të cilën e ofendoi se ishte e pa informuar pasi duhet të kryente detyrat si nënë e një vajze të vogël. Kështu u soll edhe me Blendi Fevziun, me të cilin fotografia duke i tërhequr veshin, i shërbeu daravitjes së ushtrimit të dhunës fizike mbi djalin e Neritan Cekës.   

Pra strategjia e Ramës nuk ka asgjë të re nga metodat e ngjashme që përdorin nga liderët populistë si Trump, e deri tek satrapë si Erdogan apo Putin: për të gjithë ata nxjerja në sipërfaqe e përplasjes me lajmësin shërben vetëm për një gjë, për të varrosur lajmin.

Prandaj, duke e njohur këtë metodë, ne duhet ta shohim emisionin e së martës “Dritare” jo si një arenë ku u fyen kolegët tanë, por si një premisë për të kuptuar se çfarë kërkon të fshehë Edi Rama.

Dhe në këtë linjë gjuha e ndyrë e kryeministrit, ndaj Xhungës, Rakipllarit, Telës dhe Muratit nuk duhet parë e shkëputur nga shashkat e ditëve të fundit për mbylljen e mediave on line apo për ashpërsimin e dënimeve kundër shpifjeve.

Ato të gjitha mëtojnë tërheqjen e vëmendjes tek konflikti mes mediave dhe kryeministrit. Sepse për Edi Ramën është më i kollajshëm debati teorik me akuza se po shkel lirinë e shprehjes, se po bëhet diktator, se po ecën në një shteg anti demokratik, sesa përballja konkrete me faktet se ai po ndihmon krimin dhe po krijon alibi për kriminelët.

Eshtë e qartë se ofendimet ndaj gazetarëve, hedhja e fishekzjarreve me emra mediash të palegalizuara, apo kërcënimet me gjoba marramendëse, po tentojnë të mbivendosen sipër një skandali më të madh.

Ato duan të anashkalonë gënjeshtrën e kryeministrit se dispononte një provë shkencore që zëri në përgjim nuk qe i Agron Xhafajt.

Ato duan të shmangin faktet se policia dhe prokuroria kryen krimin e fabrikimit të dëshmitarëve të rremë.

Ato duan të varrosin idenë që po triumfonte, se i gjithë shteti i ngjan një makinerie prodhimi gënjeshtrash vetëm për të justifikuar alibitë që nxjerr nga goja i pari i qeverisë.

Pikërisht, kur në betejëjn e fakteve, peshorja e së vërtetës po anonte ndjeshëm kundër Ramës, ai kërkoi ta zhbalanconte atë duke kërcënuar me dënime për shpifje, me mbyllje mediash dhe duke shthurur gjuhën ndaj gazetarëve që kishte përballë në “Dritare”.

Por, është kjo metodë, tashmë e dalë boje, që na bën të kuptojmë se përpara se t’u qajmë hallin Rudinës, Erlit, Bertit, apo Andit, i’a vlen më mirë të zbulojmë makthin që ka Rama.

Kryeministrin nuk e ha meraku nëse Xhunga ka braktisur prej kohësh gazetarinë, as nëse Rakipllari është shpifës, apo Murati qesharak, shqetësimi i tij është se i doli bllof në sy të publikut loja e gatuar keq me dëshmitarin e rremë. Një lojë që edhe një herë më shumë e renditi në llogoren e krijuesit të alibive për krimin. Kjo i djeg dhe prandaj qëndron gjithë ditën në skenë duke bërë zhurmë.   

©Lapsi.al

Lexo me tej:

Faktet/ Loja qesharake e Ramës me mbylljen e mediave online

21 Comments

  1. Skizofreni Edvin Ed Babalja,denigrimin personit e perdor si mjet per te fshehur te verteten,
    prandaj eshte e paraprogramuar zhurma e tij,perderisa eshte e perseritur,ashtu si thote edhe
    Z,Bushati.Dhe kete te drejte,ky bastard ja atribon vetes,vetem e vetem sepse eshte Kryeminister!
    Trashja e zerit,denigrimi tjetrit(shtypja kokes) ne zhargonin e rruges,konvertohet ne cubllik.
    Rama ka afeksion per cubat,megjithese nuk ka pasur bythe te jete i tille,por ka marre nga pervoja
    e tyre se si mund ta mposhtesh psikologjikisht nje person edhe kur ka 100% te drejte,me fort nga
    pozicioni i favorizuar i nje personi veshur me pushttet.Meqe per kete sociopat,fyerja nuk eshte
    veper penale,atehere ka vetem nje rruge;-ti pergjigjesh po me te njeten gjuh.Te shohim se cili nga
    gazetaret do te behet Burre,t’ja ktheje po me te njejten monedhe ketij skizofreni.

  2. Si shkrim eshte i shkelqyer por qe nuk nxjerr gje ne drite . Nje zë shuhet kollaj shume zera krijojne edhe ortek z.Bushati . Nese unioni gazetareve nuk behet bllok kunder kesaj monstre gjithmone do jeni te humbur . Nese opozita nuk i shkon ngjarjeve dhe fakteve deri ne fund gjithmone do jete e humbur . Te kesh frike te beshe pyetje ,
    te kesh frike te kerkosh te verteten vetem ketu tek ne ndodh . Ky “i gjati ine ” çdo dite ” shpik” nje gje te madhe per popullin dhe vendin e tij dhe si gjithmone pas kesaj ” shpikje” fshihet nje afere korruptive akoma me e madhe se paraardhsja . Dhe ju gazetaret ça beni ? Nje hiç , ju thjesht largoheni me bisht nder shale duke gelltitur edhe fyerjet . Po opozita ça bene ? Nje mut te madh , thjesht largohen me bisht nder shale duke i lene gjerat pergjysem dhe duke duruar edhe ironite e kripura te “Duçes” Rama .

  3. Zbulimi i qellimit te fshehjes se krimit e bashkepunimit me te, me anen metodes ” i sulem medias” i sulem gazetareve” eshte shume i sakte dhe nje psikoanalize e mendimit pa kreativitet te Rames qe tashme eshte teresisht i lexueshem dhe i perseritshem deri ne monotoni. Kjo e ben Ramen gjithje e me te parashikueshem ne syte e njerezve.

  4. E c’fare pastaj,njelloj jane ,Saliu e quajti “the washington post” nje leter higjenike,shau sa mundi Zerin e Amerikes dhe BBC,tani nuk shoh ndonje te re ndoshta do te thoja qe ky Gjatesia eshte me transparent ,por nje mur jane te gjithe.

  5. Pa u zgjatur shum o Bushat, maniera qeverisëse e Edi Ramës duhet emërtuar me po ato fjalë që i ka hedhur vetë në publik, “makina e por……”.
    Qoftë ai e qoftë fundërinat që i mbajnë iso, vetëm këtë gjuhë mund ta kuptojnë e jo gjuhën e llogjikës e të fakteve.

  6. Bravo Bushat, si perhere kur te do trapi i sakte. Problemi eshte qe mediat kryesore ne vend mbahen me oksigjen dhe para nga qeveria ne kundershtim me ligjin pasi ato nuk jane televizione publike dhe per kete arsye i mbajne ison dhe i bejn PR ketij ndryresire. Dihet kur dikush humb debatin llogjik dhe arsyen fillon e denigron e lercenon njesoj si bojaxhiu rilindjes

  7. Jeni totalisht out Andi. Me beso. Ne syte e mi, por mendoj edhe ne syte e shumices se shqiptareve ju, (dmth. ti dhe gazetaret e tjere qe e luftojne), jeni si ai, por thjesht te deshtuar. Madje duket qe keni nje inat personal me te, qe me siguri i ka rrenjet ne kohet kur ai shkruante per shtypin dhe lutej, sic thoni ju, qe t’i botonit ndonje artikull. Ju jeni ish miq/te njohur te tij. Kjo dihet.

    Duhet ta pranoni qe eshte qartesisht shume here me i zgjuar se ju dhe mjeshter i padiskutuar i fjales. Ja u merr ne kthese ne cdo aspekt. Ju mban ne ajer. Jeni totalisht medioker me argumente invalidesh edhe pse duhet thene qe ti je nder te paktet qe je nje cik “dashnor i logjikes”.

    Kur shikoja ata tre gazetaret perpara Rames tek Dritare, me vete po mendoja: “cfare katunaresh!?”. Transmetonin katunarllik dhe mediokritet ne cdo pore, ne cdo xhest… lere pastaj ne logjiken llahtar, e pastaj kur benin edhe si te ofenduar… Dhe te mos flas per Rudinen se ajo ishte aty ne pauzat midis gatimit te grosheve e zeza.

  8. Andi shan Ramen per fjalorin? A e koontrollon veten Andi per ato qe flet! Por edhe Zigurri i Qarrit dhe zararit me xxxx apo ari? Keto jane vlerat e shqiptareve berishiane!

  9. Vetem e verteta nuk eshte fyer ndonjehere ne shqiperi,sic duket Bushati ka vendosur te behet Presidenti i te vertetes .Nuk i ndan dot se kush fyet , e verteta apo genjeshtra,ato jane te lidhura ngushte dhe jane te pandashme.

  10. E verteta eshte nje koncept abstrakt ne shqiperi,edhe pota kerkosh ne enciklopedi nuk egziston sepse ka kohe qe ka humbur.Po can sumen Rama ose Basha ose Berisha ose Idrizi ose Meta etj ose-sh per kete te vertete,shejtani dhjet dhe ne e hame.

  11. shkrimi i plotë i Briken Fejzullait:

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.

    Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.

    Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.

    Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes.

    Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.

    Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.

    Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim.

    Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

    Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.

    Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.

    Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.

    Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.

    Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.

    Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec.

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.

    Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.

    Një psiko-delirant pa bythë!

    1. Po cfare jane keta komentues te lapsi.al? Me te vertete keta mendjeshkurter se mun te krahasohen me Ramen! Andi Bushati ka arsyet e tij t’i kundervihet Rames! Thone se Andi zonjushes me syte blu i kishte vajtur mendja tek Rama! I dukej shume seksi! Aty qendron sekreti i tij kunder Rames! Po keta injorante analfabete komentues pse nuk edukohen me pare dhe pastaj te komentojne!

  12. Lexoj në komentin e ndonjë debili këtu, që sipas tij Rama qënka burri më i zoti për llafe.
    E dëgjova gjatë gjithë emisionit me vëmendje e nuk e dëgjova të thotë, ndonëse nuk i pushoi goja asnjë minutë, asnjë fjali të vetme të mbeështetur në llogjike e fakte, por vetëm ulëritur e duke ju hakëruar gazetarëve sikur të ishin sejmenët e tij në zyrat e kryeministrisë, e duke gënjyer e gënjyer non stop me paturpësi.
    Pajtohem me ndonjë që është neveritur me “durimin” e këtyre gazetarëve.
    Por kjo nuk më duket si “katundari” siç e komenton dikush, por një “qytetari” e tepruar ndaj një gojë ndyri e ofenduesi të pacipë.
    Të tre gazetarët, nëse nuk ju a mbante që ti përgjigjeshin atij me të njejtën gjuhë, puna më e mirë do të ishte që të ngriheshin e të largoheshin duke e lënë ate vetëm me Rudinën.

  13. MIREMENGJES O ÇANI ARJAN!
    NE DARKE UNE DO JEM NE TV KLAN,
    PRA DO FUTEM NE NJE TV KAZAN,
    QE BEN SIKUR S’ESHTE KAZAN,
    QE TE MARRE EDHE UNE PATENTEN PER VOZITJEN E KAZANIT.

  14. Ο Bushat dhe Shkullak
    Sinqerisht po ju drejtohem. Ne vend te analizoni edi ramen, pse nuk punoni qe te ike nga pushteti se nuk durohet me. Pse nuk i beni thirrje njerezve hapur te mos ta votojne prape kete derdimen. Madje t’u thoni hapur ke te votojne ne zgjedhjet e ardhme. Neqofte se jeni te sinqerte ne ato qe thoni dhe nuk punoni per pushtetin kete duhet te beni. Nuk eshte edi rama me e keqja e ketij vendi. Eshte menyra se si votojne injorantet. Arrogancen edi rama e merr nga keta qe i hedhin voten qorrazi. Duke bere kete i sherbeni edhe vetes se zullumi do trashet aq sa do ta hani edhe ju. Shenjat jane gjithandej.

  15. Megjithe mend disa komentues injorante po mundoohen te mesojne Andi Bushatin se si t’i shkruaje artikujt e ti? Po qe se keni stress ,jeni zene me burrin apo me gruan dhe shkruani komente idiote, pa kuptim, me nje shqipe qe do t’jua kishin zili ushtaret e Skenderbeut, vazhdoni! Por Andi dhe Lubo edhe Shkullaku me Yllin marrin urdherat tjeterkund! Atje ku marrin parate dhe frymezohet per t’i percare shqiptaret! Njerez “bipolar” dhe dinake si Saliu nga Vicidoli!

    1. Si i lumi ti o “unë” që me inteligjencën tënde i vë poshtëtë gjithë “komentuesit injorantë”.,
      Saliu mo, Saliu i ka fajet për të gjitha.
      Saliu i ka fajet që e detyroi Ramën të dilte lakuriq në publik.
      Saliu e ka pasur fajin që Rama të shkaktonte dramat famijare e harbutllëkun e tij me femrat.
      Saliu e ka fajin që Rama arriti të bëje një martesë pas moshës 50 vjeçare vetëm për hir të karrierës politike.
      Saliu e ka fajin që e nxiti Ramën të mbushë Kuvendin me trafikantë droge e prostitucioni e po kështu edhe me kryetarë bashkie si Rroshi e Gjushi.
      Saliu e ka fajin që Rama u bë bythe e brekë me Vuçiçin.
      SSaliu e ka fajin që Rama i dha titullin kampion në Europë Shqipërisë për kultivimin e trafikun e kanabisit, trafikun e kokainës e heroinës.
      Saliu e ka fajin që Rama përzgjedh ministra të mbrendshëm që kanë të afërmit e tyre bosë të mafies.
      Saliu ……… e çfarë mund të thuhet për Saliun e për “fajet” e tij.
      Mandej more “unë” kërriçi enverist, duket se mëkati më i madh i Saliut për ty qenka se ai është një “bipolar nga Viçidoli”, që rrëzoi sistemin njëpolar diktatorial të kriminelit nga Gjirokastra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu