• |
ide | kryesore

Rexhep Rraja kërkon lirinë, nuk paraqitet në sallën e gjyqit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Tiranë pritet të vendosë sot për fatin e djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Djali i deputetit ka apeluar masën e arrestit me burg duke kërkuar lirinë në Apel, ndërsa seanca ka nisur në orën 10:30. Rexhep Rraja nuk merr pjesë në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij.

Teksa parashtronte provat në favor të klientit të tij, Ilir Murati, avokati mbrojtës i Rrajas pohoi se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje. Sipas Muratit, vepra penale e përndjekjes nuk qëndron.

“Vepra penale e përndjekjes nuk qëndron. Të shfuqizohet vendimi i gjykatës së Krujës. Të bëhet lirimi i klientit tim Rexhep Rraja. Xhisiela e ka bërë kallëzimin për xhelozi”, tha Murati. Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.

Herën e fundit që doli në publik Rraja lëshoi një mesazh për Lulzim Bashën të cilin e ftoi të shkojë në zgjedhje.



3 Comments

  1. Ky nuk paraqitet se eshte pjelle deputeti i shperfill gjykatat se ka imunitet nga babai dhe gjithe mbeshtetjen e ridhjersave te rilindjes.

  2. rexhep muti+rrahman muti=ram qelbesira
    rosh kaka+ndok kaka =taulan balla
    geron bagla+fatmut xhafa=MUT DERRI QE RIDHJERSVE U JEP EDVIN ENVERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *