• |
ide | kryesore

Ronaldo nget makinën pa rrip: poston foton, shpërthejnë komente inati

Sport



Emri i Cristiano Ronaldo ka qenë ai më i diskutuari dhe përmenduri që kur ka shkelur në Torino për tu transferuar tek Juventus. Nga ai moment nuk ka patur paqe për portugezin. Në fillim kritikat për tre ndeshjet e para pa gol, dyshimet mbi moshën e tij anagrafike e vështirësitë në kampionatin italian, në fund, rasti i përdhunimit të pretenduar e për të cilin po hetohet. Akuzat i takojnë 9 viteve më parë e për rrjedhojë gjithcka duhet të mbarojë në pak kohë, por pikërisht në këtë situatë kampioni nga Funchal, i bën të tjerët të flasin për të. Këtë herë për një postim të publikuar në faqen e tij në Instagram ku është duke ngarë makinën nëpër rrugët e Torinos, por është pa rripin e sigurisë. Një detaj që nuk i ka shpëtuar njerëzve dhe tifozëve që e ndjekin, të cilët menjëherë kanë krijuar një stufi komentesh e shfryrjesh inati, nëse mund të quhet kështu.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *