• |
ide | kryesore

“Unë kam parë kamerat”/ Presioni i Ramës për hetimet e ngjarjes në Komisariatin e Krujës

Arkiva, Kryesore



Që kur skandali i Xhisiela Malokut pushtoi ekranet e televizioneve dhe ato të portaleve, Edi Rama ka mohuar kategorikisht praninë e Taulant Ballës në zyrën e Emiljano Nuhut, ish oficerit të policisë së Krujës, që thotë se u kërcënua me pistoletë në kokë nga Rrajat.

Por në debat me gazetarët në emisionin Dritare në News24, Rama doli me një zbulim, kur tha se i ka parë personalisht filmimet e kamerave të Komisariatit të Krujës.

“Ta tregoj unë hetimin. Më lër të mbaroj. Po të them unë pse e them unë, që ta dish ti, ta marrësh vesh ti pse e them unë. Unë nuk gënjej kurrë zotëri. Unë mund të bëj gabime plot, sa të duash ti. Por kurrë nuk bëj gabime të qëllimshme, pra që ta shkel ligjin me qëllim, apo që t’i bie në qafë tjetrit me qëllim dhe kurrë unë nuk gënjej. Mund të mos e them një gjë, por për të gënjyer nuk e bëj kurrë. Dhe po të them që kur ai thotë që: Në filan datë, kam qenë në komisariat, ka ardh Taulanti, me revole, me Rrahmanin, me kështu, unë kam parë kamerat. Ka kamera në atë ditë, në atë komisariat. Nuk ekziston, jo Taulanti, por as ky. Dhe ai ka kujtuar se kamerat nuk funksionojnë. Dhe serveri ka ruajtur të gjitha imazhet”

Me këtë deklaratë, për herë të parë Rama pranoi se i është vënë në dispozicion një provë e rëndësishme nga dosja hetimore, siç janë filmimet e kamerave të sigurisë të Komisariatit të Krujës, me qëllim që ai t’i verifikojë personalisht pamjet.

Por si arriti Rama deri tek filmimet e kamerave të sigurisë? Kush ia vuri në dispozicion kryeministrit këto filmime për verifikim, të cilat janë edhe elementi kyç i hetimit në lidhje me vërtetësinë e deklaratave të Emiljano Nuhut?

është normale të mendohet se policët e Krujës, kur dëgjuan Emiljano Nuhun, që plasi në media bombën e kërcënimit në zyrën e tij nga Rrajat, kanë nxituar të verifikojnë serverin që ruan filmimet, një kopje e të cilave mund të ketë përfunduar tek kryeministri.

Por ky variant i ngjarjes u rrëzua poshtë pikërisht nga Rama, në një takim që ai pati me drejtuesit e policisë. Pikërisht se policët nuk morën një kopje të filmimeve që ta bënin publike, Rama u ankua në takimin që pati në Ministrinë e Brendshme. Pikërisht se policët e dorëzuan materialin filmik menjëherë në prokurori, Rama u tërhoqi vërejtje, kur u tha:

“Pse ju mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërtetën në kamerat e komisariatit lidhur me të gjithë skenën e fantazuar nga shpifësi nën uniformë. Ndërkohë që në pamjet e kamerave, del qartë tamam si ato kronikat No comment se e tërë skena që ngriti gjithë atë dallgë balte mbi policinë se shtetit dhe mbi të gjithë ne, e përshkruar në letrën e shpifësit, është një sajesë e tij, fund e krye. Nuk mund të mjaftojë fakti që kamerat iu dërguan prokurorisë sepse kjo është njëra anë. Por, nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori policia e shtetit”

Pra, filmimet e kamerave të sigurisë, siç ka pranuar vetë Rama janë bërë pjesë e dosjes hetimore në prokurori menjëherë pas denoncimit të Emiljano Nuhut. Dorëzimin me urgjencë të këtyre pamjeve, kryeministri e ka pranuar vetë.

Atëherë, kur pamjet u dorëzuan menjëherë në prokurori, si arriti të ketë akses kryeministri tek këto filmime, që janë pjesë e dosjes hetimore?

Dy janë variantet, ose kryeministri gënjeu kur tha se i ka parë personalisht filmimet e komisariatit të Krujës, ose në rastin më të keq, ai ka arritur të nxjerrë nga dosja e prokurorisë një pjesë nga filmimet për t’i verifikuar personalisht.

Në të gjitha rastet, ndërhyrja në hetime nga ana e kreut të qeverisë është e qartë dhe si e tillë hedh dyshime të forta mbi vetë filmimet dhe alibinë e qeverisë për Taulant Ballën.©Lapsi.al

 



17 Comments

  1. PO PSE KUSH JE TI QE SHIKON KAMRAT …SE KUPTON QE TI NUK JE HETUS DGYKATES PERKUROR APO POLIC KUSH JE TI ..APO GJYKATESI,HETUESI,PERKURORI,,KRYEMINISTRI,MINISTRI KRYETARI I PARTIS PIKTORI DHE NE FAKT KE HARRUAR TE HAPISH NDONJE EKSPOZIT NDERKOMTARE TANI SHPEJT, UNE NUK E KUPTOJ…………………………..

  2. O langaraq muti, po ti i pari i bere ekspertizen audiopergjimit ne laboratorin qe ta ”coi’per njezet e kater ore pergjigjen qe eshte e montuar qe edhe laboratori anglez nuk e percaktoi dot ,ti i pari na ke pare kamerat e sigurise qe atje nuk ka asgje ,Kur i pe o mos pafsh dynjane apo pas nje muaji kur ato i cuan ne halet ata cakejte e ridhjerjes tuaj dhe te shefit tyre -Xhirafes-

  3. Ju i bini samarit po gomari ka ikur. Po ju o gazetaruce qe nuk lini gje pa shkruar, ju a shkuat ti shihni kamerat? Apo te beni ndonje hetim? Pastaj ankoheni se nuk jua var njeri teneqene.

  4. o Malok dylberi, cfare jane kamerat qe mund ti shohin gazetaret, rrobat e Gabit te varura ne tel ke fusha. Kamerat duhet ti sekuestronte prokuroria dhe vetem ajo ka te drejte ti shohe dhe pastaj ti paraqese ne gjyq. Po ti tru sa per nje byrek me gjize paske keshtu qe ne rregill je me veten tende

  5. Pinoku ketij te gjatit tone i merr te keqen per genjeshtra edhe ne fushe te vet . Ve bast koken qe gjithçka ka thene z.Nuhu eshte e vertete . Nje njeri me inteligjence dhe pervoje te tille ne polici dhe ne infiltrime ne grupet mafioze mund ta beje nje gafe te tille nese nuk eshte e vertete ? Absolutisht JO . Ky pinok thote une e kam pa , une i them ti e ke pa por edhe e ke manipuluar . Atehere per te hedhur poshte akuzat qe i behen ketij pinoku ky duhet te marr serverin dhe ti bejne analize shkencore vetem tek FBI-ja . Une , ne kete rast me fajtor beje opoziten se kete . Ne fund te fundit ky pinoku i gjate po bene detyren ndaj krahut te tij te djathte (Balles) por sidomos vetvetes duke mbrojtur kete teze se ndryshe demaskohet totalisht por i bie edhe pushteti menjehere . Prandaj opozita duhet te kembengul dhe ti çoje gjerat deri ne fund dhe jo te beje show . Njerezit akoma nuk kane besim tek ju sepse atyre ju duket qe gjithçka qe beni e beni thjesht per te “njollosur” kundershtarin dhe rrjedhimisht per te ardh ne pushtet . Nuk jeni akoma te besueshem , prandaj veproni dhe çoini gjerat deri ne fund .

  6. Më poshtë shkrimi i plotë i Briken Fejzullait:

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.

    Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.

    Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.

    Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes.

    Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.

    Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.

    Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim.

    Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

    Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.

    Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.

    Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.

    Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.

    Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.

    Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec.

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.

    Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.

    Një psiko-delirant pa bythë!

  7. Nga Prof. Dr. Kastriot Islami – 16:41, 17/10/2018
    Fundi i Sektit Rama, që prej rreth 20 vjetësh është prezent në politikën shqiptare, nuk do të jetë i largët dhe gjasat janë të jetë i tmerrshëm. Ai do të shporret nga qytetarët shqiptarë pa pasur asnjë shans të largohet normalisht sic ka ndodhur me qeverisjet e mëparshme.

    Rama në krye të këtij Sekti, me fillesat në 1998, ka drejtuar prej 11 vjetësh Bashkinë e Tiranës, prej 12 vjetësh PSSH dhe prej 5 vjetësh qeverinë e vendit, pra për më shumë se 20 vjet ka qenë ilegalisht dhe legalisht prezent në politikën shqiptare.

    Në periudhën 2013-2017 Rama do të sundonte vendin në formatin e Rilindjes, duke shënuar njëkohësisht fazën e Degjenerimit të këtij Sekti, që përmbyllet në 2017 me marrjen i vetëm të “tepsisë e timonit” së qeverisjes.

    Viti i parë i mandatit të dytë mund të cilësohet si periudhë e fillimit të Kalbëzimit të tij për tu shporrur më tej me neveri e turpërisht nga qytetarët së bashku me bandën e tij të rilindasve si askush tjetër më parë në këto 27 vjet nga drejtimi i vendit.

    Rilindja do të mbahet mënd si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 27 vjet, i cili do të duhet kohë të shuhet krejtësisht duke anihiluar çdo mbetje apo metastazë të tij.

    Ky Sekt është ideuar e drejtuar nga Rama në krye të një Klientele/Kupole, përfaqësuese e interesave

    të ish-nomeklaturës së lartë puniste e pinjollëve të saj;
    të oligarkisë, krimit, trafiqeve e banditizmit, dhe
    të një grupimi nepotik e shokësh me “sjellje perverse” e “shfaqje atipike” të patolerueshme për shumicën e shqiptarëve.
    Drejtimi përmes këtij Sekti, pa ideologji, pa strategji e pa asnjë program zhvillimi, por thjesht me premtime mashtruese, me ushtrim dhune e kërcënimesh policore, veprime antiligjore e amorale, që ka synuar vetëm pasurimin e tejskajshshëm dhe të dyshimtë të një grupi të vogël dhe varfërimin ekstrem të shumicës së shqiptarëve, ka qënë represiv e arrogant për opozitën dhe të gjithë kundërshtarët, s’ka pasur asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në përgjithësi por as edhe të socialistëve në veçanti, të cilët janë shpërfillur e nëpërkëmbur po ashtu si edhe të tjerët e madje në disa raste edhe më shumë.

    Për interesa të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, Rama dhe Klientela e tij, të fshehur pas retorikës proeuropiane e proeuroatllantike, kanë kryer veprime që kanë rrezikuar marrëdhëniet me fqinjët e partnerët strategjikë sa herë që i është kërcënuar pushteti.

    Ky Sekt i mbështetur nga segmente të establishmentit global nuk ka hezituar të komprometojë edhe zyrtarë të lartë të Brukselit dhe përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë, që kanë heshtur për të gjithë bëmat e marrëzitë e Ramës dhe janë përpjekur të sheqerosin raportet e gjendjes së mjerueshme e të padurueshme të shqiptarëve. Më poshtë jepet shkurtimisht një përshkrim për

    Lindjen, Sundimin, Kalbëzimin dhe Shporrjen e këtij Sekti, që do të mbahet si më famëkeqi në historinë e Shqipërisë.

    Ky shkrim do të botohet në 4 pjesë, në vijim të njëra tjetrës…

    Vijon….

    Syri.net/ 16 tetor 2018

  8. Ky i sheh të gjitha, që do të thotë se jep urdhër të fshihet çdo gjurmë që i djeg qeverrisë. Ky ka edhe laboratorin në syrrel,që verifikon çdo gjë dhe jep lajmin “Fake news” i pari. Nuk e kuptoj pse rropatet prokuroria t’i verifikojë nga Italia në Angli apo gjetiu. Turp, që nuk i besojnë atij që jep lajmin i pari!

  9. Diktature e qelbur nga koka tek kembet..vetem mashtrojn dhe vjedhin popullin..po i largojne shqipetaret çdo dite nga shqiperia..per te ardhur keq?

  10. rama ka par ngjaln e metes ne lalz dhe bythen kur negjmije e dhjeu ne goj dhe e bekoi si kriminel stalini te rryer njejt si babai i tij monster kristaqi dhe daja i tij frankenshtajn spiro koleka.perbindesha si stalini e enveri jan ruqi,baba taku,xhafa,rama e zagari i tyre balla me nenprodukte alfred peza e elisa spiropela.

  11. Enderraxhiu, qe ben sikur i di e i ben te gjitha populli e quan ”’Fycke” d,m th bosh,Ky i di, ky vendos, ky vulos, e cdo gje qe thote i marri te merret si e mencur. Sot, e dje, eshte koha qe ketije psikopati mos ti merret asgje si te vertete, sepse eshte kampioni i mashtrimit e genjeshtres, kampion ky fare deliri qe fluturo mbi megallomanine se vetem ky eshte i dituri, e vetem tek ky, e zorraxhinjte servile eshte e aredhmja e jone. Sa shume genjehen, e sidomos pas kaqe vjetesh mbi mashtrime, e akoma mba shprese se do genjehen njerezit nga keta skandaloze qeveritare rilindes, te se keqes me te madhe qe ka patur populli ne kurriz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *