• |
ide | kryesore

Vetem për Meghan, Prince Harry theu protokollin (Video)

Paparazzi, Slider



Princi Harry theu protokollin me vetëdije të plotë, pasi u kthye në fotografin e Meghan Markle, teksa ajo pozonte me fansen. Ishte Duka e Sussex, që thërriti bashkëshorten e tij, pasi vuri re se 9-vjeçarja ishte një kopje e së shoqes.“Ke dëshirë të takosh bashkëshorten time, ndoshta t’ju bëj edhe një foto të dyjave së bashku? – u shpreh Harry ndërsa vajza dukej shumë e lumtur.Menjëherë sapo pa vogëlushen Sethunya Gibbons, Meghan doli në përfundimin se ato ngjajnë shumë.

“Ne mendojmë se ajo të ngjan pakëz ty” – tha gjyshja e vajzës. “Sapo do thoja të njëjtën gjë”- tha Meghan.

Dhe për ta kujtuar këtë moment të ëmbël, Princi Harry fotografoi së shoqen, duke thyer kështu protokollin, pasi një Princ nuk mund të kthehet kurrsesi në fotograf!Meghan dhe Harry po marrin pjesë në turin e parë mbretëror së bashku dhe ndodhen në Australi. Përveç turit, ata janë shumë të lumtur edhe për lajmin e shtatzënisë. Në njoftimin zyrtar shkruhej se, Meghan do ta mirëpresë fëmijën e saj të parë në pranverën e 2019-s. Sipas përllogaritjeve, Dukesha e Sussex duhet të jenë në tremujorin e dytë, pasi mësohet se ka kaluar kontrollin e javës së 12-të. Ata do të bëhen prindër mes muajve mars dhe prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *