• |
ide | kryesore

Video/ Gjermania humbet, por Low proteston: “Nuk ishte penallti”

Sport, Video



Humbja me Francën i ka lënë shije të hidhur Gjermanisë. Situata e Panzerave, që pas Botërorit të Rusisë nuk është e qetë dhe humbja me përmbysje në Stade de France ka komplikuar edhe më shumë pozitat e skuadrës që rrezikon të zbresë një ligë më poshtë dhe atë të teknikut Joachim Low që pankina i lëkundet gjithnjë e më shumë pas cdo ndeshje.

Vetëm se Joachim Low gjithë tërbimin për humbjen, që e ka lënë skuadrën me vetëm një pikë pas tre ndeshjeve, e ka shprehur kundër arbitrit të ndeshjes dhe atij 11 metërshi që vendosi sfidën: “Duket qartë se Hummels nuk e prek Matuidi, nuk ishte penallti. Sigurisht jemi të zhgënjyer – tha Löw -. Por për pjesën më të madhe treguam se mund të luajmë të barabartë me kampionët e botës”.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/lUb82KEOLorWh1OXKFw6_16_7f9f46e33167b4f01b1ce9c3243240af_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *