• |
ide | kryesore

Vrasja në Bllok, Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’

Lajme, Të fundit



Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.

Më herët Gjykata e Tiranës dha masën ‘arrest në burg 30 ditë’ për Martinajn, pas ngjarjes së 4 tetorit në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate u plagosën.

Disa ditë më parë, avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini, deklaroi se klienti i tij nuk është përfshirë në konflikt dhe masa e dhënë ndaj tij nuk është e drejtë.

Nuk ka të dhëna se Martinaj ishte i përfshirë konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabjan Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s’ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando”’- ka thënë avokati.

Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim.

Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

Të plagosur dhe në masë arresti: 

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër

Në kërkim për ngjarjen: 
– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)

– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *