• |
ide | kryesore

Will Smith rrëfehet për martesën e tij,’Po dështoja me gruan time’

Paparazzi, Slider



“Red Table Talk” është emisioni online i cili drejtohet nga Jada Pinkett Smith e cila së bashku me mamanë e saj dhe vajzën Willow, flasin rreth një tavoline për tema nga më të ndryshmet.

Një pjesë e asaj që është folur në emision është shpërndarë në internet ku Will dhe Jada rrëfehen për kohën më të vështirë të martesës së tyre, e cila është një nga lidhjet më afatgjata në Hollywood. 50 vjeçari i drejtohet në një moment të intervistës vajzës së tij dhe i thotë “Ka qenë një periudhë kur mamaja jote zgjohej në mëngjes dhe qante, për 45 ditë rrjesht. Unë fillova të mbaj dhe një ditar”-ndërkohë Jada i përgjigjet me shaka-“I paske humbur ca ditë”. “Ishte çdo mëngjes. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më keq se aq në martesën tonë. Po dështoja që ta bëja gruan time të lumtur”-shton Will.

Ndërkohë aktori i “Suicide Squad” ka rrëfyer gjithashtu se “Ne nuk e quajmë njëri tjetrin të martuar më.”- gjë që e pranon dhe Jada-“tani jemi partner në jetë dhe kështu e prezantojmë njëri tjetrin”.

https://www.youtube.com/watch?v=urUCyoDxnSA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *