• |
ide | kryesore

“Xhisiela”/ Gjykata e Apelit lë në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputeti të PS-së

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi. Vetë Rexhep Rraja ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në seancë dhe ka njoftuar përmes një letre mospjesmarrjen.

“Për arsye personale nuk dëshiroj të marr pjesë në seancë”.

Argumentat e avokatit, Ilir Murati, janë ato që nuk ka vepër penale për përndjekje apo dhunë ndaj Xhisiela Malokut, siç pretendon Prokuroria. 

“Kërkoj shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Krujës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm. Kemi një histori rozë që nuk ka të bëjë me veprën penale të përndjekjes. Dëmtimet e shkaktuar te shtetasja Xhisela Maloku nuk përcaktojnë kohën kur është bërë” ka deklaruar avokati.

Avokati Murati ka përdorur si argument edhe deklaratat e fundit të vajzës.

“Xhisiela Maloku del përditë në televizione dhe thotë se nuk është përndjekur. Çështja është politizuar dhe ju jeni në presion”.

Ndërkohë qëndrimi i organit të akuzës nuk ka ndryshuar, vazhdon të kërkojë masën “arrest me burg” ndaj Rexhep Rrajës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *