• |
ide | kryesore

“Zëri i Amerikës” zbardh debatet në seancën e gjyqit që la në burg Rexhep Rrajën

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, Gjykata e Apelit konfirmoi të mërkurën masën e arrestit me burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i vënë në pranga pasi akuzohet për përndjekjen e ish të dashurës së tij Xhisiela Maloku. Avokati kërkoi lirimin e të riut, duke pretenduar se po shkeleshin të drejtat e njeriut, ndërsa vetë Maloku ishte në sallën e gjyqit për të kërkuar lirimin e të riut.

Vajza 25-vjeçare, bëri kallëzim ndaj ish të dashurit Rraja në muajin korrik, duke e tërhequr më pas. Megjithatë çështja i kaloi prokurorisë. Maloku i ishte drejtuar disa herë policisë, duke akuzuar Rrajën, me të cilin kishte pasur një marrëdhënie të gjatë dashurie, për kërcënime dhe dhunë ndaj saj. Në deklarimet e saj ajo ka pranuar se është detyruar të tërhiqet për shkak të frikës që kishte nga hakmarrja e djalit.

Episodi që çoi në arrestimin e të riut Rraja, lidhet me dhunën që ai kishte ushtruar ndaj Malokut në një dhomë hoteli. Por në dy intervista televizive, vajza mohoi që ndaj saj të ishte ushtruar dhunë, duke deklaruar se ajo e kishte bërë gjithçka nga xhelozia dhe se kallëzimi i saj kishte qenë i rremë. Edhe gjatë seancës së sotme, ka pasur debate mes avokatit të Rrajës dhe trupës gjykuese, e cila i ka mëshuar faktit se vajza ka bërë disa herë denoncime në polici, pranë oficerëve të ndryshëm, duke dhënë megjithatë të njëjtat deklarime për dhunë nga ana e Rrajës.

Nga ana tjetër, edhe ekspertiza mjeko-ligjore e realizuar pas denoncimit të Malokut në polici, konfirmoi shenjat e dhunës në trupin e vajzës. Është pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja ka kërcënuar vajzën. /VOA



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *