• |
ide | kryesore

Albert Dumani takon Nurgyl Yesilcay,’Njeri shumë i dashur’

Paparazzi, Slider



Alberti ishte i pranishëm në “World Content Market” që zhvillohet çdo vit në Palais de Festival në Cannes. E gjithë bota mblidhet për prodhimet më të fundit kinematografike dhe televizive. Dumani është takuar me një ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar për momentin, siç është “Sulltanesha Kosem”, aktorja kryesore e një prej serialeve më të ndjekura në vendin tonë.

Në një prononcim për Blitz.al, drejtori i programacionit u shpreh:

“Ajo ishte shumë e dashur si person, ka kërcyer deri në të gdhirë këmbëzbathur”.

Dumani gjithashtu na ka treguar se mbrëmë ishte premiera e një prej serialeve më të ri që do të thyejë rekordet e audiencës, i cili së shpejti mund të nisë transmetimin në “Tv Klan” dhe titullohet “Gylperi”. Në rol kryesor është përsëri Nurguli, e cila ka bërë për vete shumë ndjekës në të gjitha serialet ku ajo ka qenë e pranishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *