• |
ide | kryesore

Basha i prerë: Nuk do të ketë një tjetër “17 maj”

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk do të ketë një tjetër marrëveshje me kryeministrin Rama si ajo e 17 majit 2017. Në studion e emisionit “Opinion”, Basha tha se nuk ka marrëveshje me Ramën për të ndarë pushtetin në tavolinë.

“PD do të vijë në pushtet me votë. Nuk ka për të pasur asnjë negociatë dhe asnjë marrëveshje me Ramën. Qëllimi i opozitës është largimi i Ramës nga qeveria dhe një “17 maj” tjetër nuk do të ketë. Nuk do të ketë një tjetër marrëveshje me Ramën.

Unë shkova në 17 maj me një qëllim që të garantoja cilësinë e zjedhjeve. Në atë kohë edhe faktori ndërkombëtar i bëri presion opozitës dhe vendi mund të hynte në një vorbull dhune. Më pas u faktua nga OSBE ODIHR që ato ishin zgjedhje të blera me paratë e drogës.

A do hyjmë në zgjedhjet e ardhshme? PD dhe aleatët po përgatiten për zgjedhjet. Qëllimi ynë që të imponojmë një zgjedhje politike pa Edi Ramën kryeministër” – tha Basha. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ktu në dritare më nuk do të rrij dhe në stacione jo më nuk do të pres. Ja maji erdhi përsëri dhe mbi supe na me dashuri……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *