• |
ide | kryesore

Berisha: Një tjetër marrëveshje Rama-Basha është “puthje me vdekjen”

Lajme, Të fundit



I pyetur në studion e abcnews mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Lulzim Basha i kishte kërkuar gjatë natës së 17-18 majit të ndanin pushtetin në tavolinë, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk mund t’u besosh atyre që thotë kreu i qeverisë.

“Unë e kam mbajtur qëndrimin tim për atë marrëveshje. Unë e kam mbështetur atë marrëveshje, por Rama mbajti një qëndrim djallëzor ndërsa Basha ishte civil me atë pakt. A i besohet djallit në një marrëveshje?”

Ish-kryeministri e ka cilësuar gjendjen në vend mjaft të rëndë, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reagojnë fort duke përjashtuar çdo mundësi për një tjetër marrëveshje mes PD dhe PS të cilën e ka quajtur “puthje me vdekjen”.

“Opozita do të jetë në bindjen time në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore, e cila siç e gjykoj unë është rruga e vetme për të bërë një zgjidhje edhe e dhimbshme por jetike për fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot nga çdo anë vijnë vetëm sinjale dhe deklarata secila më negative sesa tjetra.

Unë mendoj se opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje ose të themi për afrimin e asaj që quhet “pika e vlimit”. Opozita duhet të punojë dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo ditë për këtë. Çdo qeverisje me mazhorancën do të ishte një “puthje me vdekjen”. Nuk mund të ketë një bashkëqeverisje me këtë qeveri”, – theksoi Berisha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *