• |
ide | kryesore

Berisha: Plani B i opozitës është rrëzimi i Ramës me forcë

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në studion e abc neës. I pyetur për aksionin e opozitës, bojkotin, zgjedhjet dhe protestat, Berisha tha se plani “B” është rrëzimi i Ramës me dhunë nga pushteti.

“Plani “B” i opozitës është përmbysja me forcë e tij. Nëse shqiptarët nuk e mundin dot me votë ai duhet të rrëzohet me forcë. Sot kemi një republikë bixhozi, një republikë kanabisi. Përse duhet ta mbajmë ende në pushtet” – tha Berisha

“Opozita duhet të jetë në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore që megjithëse e dhimbshme është e nevojshme për të ardhmen e vendit tonë. Ne bëjmë vetëvrasje nëse ne heqim dorë apo lodhemi nga anëtarësimi në BE. Asnjë popull nuk ka vuajtur më shumë se ne për vokacionin perëndimor.

Në PD nuk po flet asnjë për protestat? Opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje për afrimin e asaj që quhet “pika e vlimit”. Opozita dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo orë për këtë” – tha ish-kryeministri. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. ty te vraft rrufeja . Diten qe do vdesi ky qoftlargu do shperndaj llokume ne lagje. Do jete shpetimi i shqiperise nga mallkimi, djalli, shejtani.

  2. Me cilet do e rrezosh ramen,se edhe luli u distancua nga ty,por mbidh zenin,arminen,shoqerine e ciftit dhe te gjithe te ftuarit e fejeses se ciftit te kene dhe zarfin me vete

    1. Tallava jo, nuk do kercej… , por nuk do me vije keq per te se ja ka bere vehtes.. kurse per ate shembelltyren e djallit qe i ka duar me gjak.. Llokume do shperndaj , llokume.. e more vesh. dhe do paguaj cingiet te lozin neper rruget e lagjes.

  3. Mire -MIRA-mire qetesou mos e prish terezine se do ikesh per lesh me perpara se Sala.Pa ky kryeministri yne sipas shenjave do vari veten sic e shoh une perdite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *