• |
ide | kryesore

Biznes i çmendur i Real: Bale plus para për Hazard

Sport



Real Madrid janë gati ti bëjnë Chelsea një ofertë të parefuzueshme: Gareth Bale dhe para në tetativën e dëshpëruar për të firmosur me Eden Hazard në janar. Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, Los Blancos kanë ndërmend të finalizojnë blerjen e objektivit të tyre parësor, por Blues përsëri nuk duan ta shesin diamantine e tyre.

Gjigantët e La Liga e kanë ndjekur për muaj me rradhë Hazard, por tani që belgu ka deklaruar se ka ëndërruar gjithnjë të luajë për Galacticos, insistimi i spanjollëve ka marrë tjetër forcë.
Sidoqoftë, presidenti i Chelsea, Bruce Buck, ka bërë të ditur se klubi do ti ofrojë 27 vjecarit Hazard, një kontratë të re, të përmirësuar ndjeshëm për ta mbajtur në Stamford Bridge.

Buck është shprehur: “Cdo tifoz i Chelsea në Londër dhe në botë dashuron Eden Hazard dhe ai nuk është vetëm një futbolllist i madh por edhe një njeri i shkëlqyer. Ne duam që ai të qendrojë dhe do të bëjmë cfarë kemi në dorë për ta bindur të qendrojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *