• |
ide | kryesore

Detajet/ ‘Stresi’ pjesë e grupit kriminal, orientonte shitësit e drogës në disa lokale të Tiranës

Lajme, Të fundit
stresistrs.JPG



Arkimed Lushajt, i arrestuar dje, akuzohet për trafik droge dhe krime kundër personit.

Lushaj ishte prej 1 viti në përgjim. Ai është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës.

Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua mbrëmjen e kaluar pasi kishte informacion se do ikte jashtë shtetit.

Ndërkaq burime nga policia bëjnë të ditur se në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe Stresi.

Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e bllokut, por edhe ne periferi të Tiranës. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë.



5 Comments

  1. Kështu si stresin duhet me fut në burg 1000 veta nl Tiranë.

    Arestimi është i qëllimshëm për të demotivuar PD, pasi Stresi ka qenë simpatizant i PD.

  2. Na cate karrin me kete stresin ky eshte nje vk as gango as mut nje cope maloku shiko cmuhabete ben ne telefon si kalamajte po boll na i nxoret neper lajme tipa si ky se ky eshte per te qeshur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *