• |
ide | kryesore

Dikur i vuri dorën mbi kokë për ta ngushëlluar, tani e kandidon për Topin e Artë

Sport



Gianluigi Buffon ka zgjedhur kandidatin e tij për Topin e Artë dhe nuk heziton ta bëjë të ditur: Kylian Mbappé meriton të fitojë. Fjalë të qarta të portierit veteran të PSG në favor të shokut të tij të skuadrës: “Duke parë kualitetin e tij, për atë që tregon në fushë e sa deciziv ishte gjatë Kupës së Botës them se e meriton Topin e Artë” ka deklaruar Buffon për tv francez në ‘Tout le Sport’.

Kështu as Modric e as Messi apo Cristiano Ronaldo. E aq më tepër Griezmann. Ish-portieri i Juventus, që në karrierë ka parë kampionë të shumtë e është përballur me sulmuesit më të mirë në 20 vitet e fundit, dallon tek Mbappé aftësi të rralla: “Ka një talent të jashtëzakonshëm e kualitet teknik që nuk e kam parë shpesh. Është një fenomen e nëse e bind veten se do të jetë më i miri do të ketë një karrierë të gjatë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *