• |
ide | kryesore

Dueli i parave/ Mayweather do të fitojë nga Khabib dyfishin e asaj që mori kur mposhti McGregor

Sport



Floyd Mayweather deklaron se to të fitojë £152.6milion paund nga luftimi me Khabib Nurmagomedov – dyfish nga sa ka përfituar amerikani kur mposhti Conor McGregor. Mbreti i pamposhtur, me rekordin 50-0, ka mirëpritur sfidën e luftëtarit rus, yllit të MMA, duke u shprehur “eja në botën time”.

Nurmagomedov mposhti McGregor në raundin e katërt të UFC 229 në Las Vegas përpara se të thërriste në dyluftim Mayweather, që kërkon që ndeshja të bëhet në Nevada city.

Mayweather, 41 vjecar, është shprehur për TMZ: “Po do luftojmë. Ai më sfidoi, kështu që duhet të vijë në botën time. Unë jam pronar i vetes sime. Kur të ndeshem me Khabib do të fitoj shumë më tepër se sa mora nga ndeshja me McGregor. Me shumë mundësi $100 milion dollar më shumë, e garantuar. Do të thosha dicka mes $110 dhe $200 milionë dollarë.”

Nurmagomedov e coi serinë e fitoreve si profesionist në artet marciale mikse në rekordin 27-0 dhe u shpall kampion i UFC pas fitores me McGregor. Por të dy do të mbahen mend për sherrin që pasoi ndeshjen ku u përfshinë të dyja skuadrat e luftëtarëve, brenda dhe jashtë Oktagonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *