• |
ide | kryesore

Francë, gjendet i pajetë një azilkërkues shqiptar

Lajme



Një i ri është gjetur i pajetë mëngjesin e sotme në një autostradë në Metz, raportojnë mediat franceze.

Sipas mediave franceze viktima është një azilkërkues 26-vjeçar shqiptar.

Raportohet se i riu ka vdekur nga një aksident, që ndodhi në autostradën që lidh Metz-in me Borny-n, në urën “Vignoble”.

Dy makina raportohet se kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë.

Nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet. Të gjitha pistat janë nën verifikimin e hetuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *