• |
ide | kryesore

Jermain Defoe bën gjestin prekës: Bradley i vogël tani është tatuazh në krahun e futbollistit

Sport



Në 7 korrik 2017 tumori fitoi luftën me të voglin Bradley Lowery. Në moshën shtatë vjecare, për Bradley, vetëm një gjë kishte rëndësi: Sunderland. Për këtë motiv skuadra e kishte afruar me klubin, duke e bërë pjesëmarrës të disa eventeve, duke i dhënë edhe mundësinë të niste topin e parë.

Në periudhën kur vogëlushi përjetoi këtë ëndërr për të larguar mendjen nga lufta kundër sëmundjes, krijoi një raport të vecantë me Jermaine Defoe. Tani më shumë se një vit nga humbja e mikut të vogël, si raporton Daily Mail, e ka bërë tatuazh “Brads” në parakrahun e djathtë.

Ish-sulmuesi i Newcastle e Sunderland, tani tek Bournemouth, lidhi një miqësi të fortë me fëmijën dhe familjen saqë në konferencën e prezantimit të fanellës së re, shpërtheu në lot, sepse në atë ditë Bradley i vogël u nda nga jeta.

Defoe nuk ka nevojë për pak ndihmë që të kujtojë vogëlushin. Ai i futbollistit ishte një gjest përkujtimi. Defoe tani ka të shkruar mbi lëkurë emrin e fëmijës për të cilin në BBC tha: “Bradley pati një jetë të shkurtër, por arriti të ndryshojë shumë jetë … përfshirë timen”. Tatuazhi do të jetë përgjithmonë aty dhe kujtimi i Bradley do të vazhdojë më gjatë. E Defoe, këtë e di mirë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *