• |
ide | kryesore

Jesus replikon me Nainggolan: “Ndonjëherë kupton edhe nga futbolli”

Sport



Batuta dhe kundër-batuta mes dy futbollistëve në aksin Romë-Milano, pikërisht kur po afrohet përplasja Barcelona-Inter. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Radja Nainggolan, tani tek Inter, ka folur për eksperiencën e tij në Romë, që kulmoi me fitoren ndaj Barcellona, e përcaktuar nga belgu si “ndeshja më emocionuese e karrierës” dhe menjehërë më pas ka ardhur edhe reagimi i Jesus.

Ish-lojtari i Inter, Juan Jesus, në fushë kundër blaugrana në ndeshjen e kthimit të vlefshme për cerekfinalet e Champions, i është përgjigjur komplimenteve të Nainggolan që ishte shprehur për brazilianin: “Juan Jesus bëri ndeshjen e jetës kundër Messi”.

Ish-mbrojtësi i Inter tani në radhët e Romës nuk ka vonuar të japë komentin e tij ngacmues për mesfushorin zikaltër: “Bravo Nainggolan, ndonjëherë, kur do dhe impenjohesh, kupton edhe nga futbolli”, ka bërë humor mbrojtësi brazilian në Tëitter.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *