• |
ide | kryesore

Juventus gati £65 milionë paund për kampionin e Manchester United

Sport, Video



Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, që shkëlqeu në fitoren e Anglisë në Spanjë, në fitoren 3-2 ndaj iberikëve nuk po kalon kohë të lumtura në Manchester. 20 vjecari nuk po gjen hapësirat e duhura me Jose Mourinho këtë sezon dhe Juventus është gati të përfitojë.

Djaloshi i talentuar ka luajtur 52 ndeshje deri tani duke shënuar 13 gola. Ai ishte titullar fiks i United që kur debutoi në shkurt të 2016, ndërsa pavarësisht se Mourinho nuk i jep mundësitë e duhura, Rashford ka treguar se vlen duke shënuar tre gola, këtë sezon, me Kombëtaren e Tre Luanëve, duke e cuar totalin në 6, në 29 takime.

Kampionët e Italisë Juventus janë tërhequr nga kjo situatë, duke kuptuar se me insistimin e duhur mund të përfundojnë një operacion brilant, që vlerësohet aktualisht rreth £65milion paund.
Sipas burimeve brenda klubit italian: “Juventus është duke pritur hapjen e merkatos për Rashford dhe janë gati të bëjnë ofertën për të. Goli i tij ndaj Spanjës konfirmoi se ai është një lojtar i rëndësishëm që tani.”

Sidoqoftë, United do të mundohet të rezistojë me forcë ndaj tentativave të gjigantëve torinezë për të rrëmbyer Rashford nga Old Trafford. Sulmuesi është nën kontratë deri në 2020, me opsionin për një tjertër vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *