• |
ide | kryesore

Ka ardhur një dosje amerikane në prokurori? Basha: Nuk më shantazhoni dot!

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha u pyet në studion e “Opinion” për deklaratën e kryeministrit Rama se “nuk mund ta mbajë të fshehtë atë që dinë ata të dy”. Pyetja është çfarë është kjo “që dinë këta të dy” dhe që Rama nuk e thotë. Gazetari Lorenc Vangjeli aludoi për mbërritjen e një dosjeje nga SHBA për çështjen e lobimit të PD-së në Uashington, por sipas Bashës nuk ka asgjë të vërtetë në këtë pikë.

LEXO EDHE:

Çfarë di Rama për Babalen që kërcënon Bashën publikisht?

“Edi Rama nuk mund të shantazhojë opozitën. Ndryshe nga Rama që ka ndërtuar politikën e tij me krimin, unë nuk jam ulur kurrë me kriminelë. Një gjë të garantoj ty dhe kujtdo që ka këtë shpresë, Rama nuk ka shans të më shantazhojë mua apo PD-në.

Nuk ka shans të rekuprojë besimin te quytetarët, por merret me këto lart e poshtë. Dosja në prokurori për lobimin? Nuk ka shanse të më shantazhojë mua apo PD-në me këto gjëra. Në prokurori kam shkuar unë për këtë çështje dhe nuk ka asnjë element që mund të më shantazhojë.

Nuk ka shans Edi Rama të na shantazhojë as mua, as PD për të na ndalur ne qëllimin e shpalla sot: të largojmë Ramën nga politika dhe ta çojmë para drejtësisë” – tha Basha. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Oj lule futi ene nji çadër tjetër po këtë rradhë as nusja, kunati dhe vjehrri skane për të ardh ke çadra. Ta kanë pi longun edhe ata…..

  2. O manjaku saliut eshte dosje e dashit bashke me izetin dhe dok qe solli gjermani dje per spiunat,prandaj shko te manjaku sali tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu