• |
ide | kryesore

“Kërcënimet nga burgu 313”, Rama kërkon proçedurë të përshpejtuar për mbylljen e kazinove

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në Kuvend ka folur edhe një herë për mbylljen e kazinove elektronike dhe basteve sportive. Rama ka thënë se sulmet orkestrohen nga burgu 313, duke mos përmendur emra.

“Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në një shënjestër të e një sulmi vulgar, të orkestruar nga burgu 313”, tha Rama. Rama ndër të tjera foli dhe për dramës sociale dhe problemet në familje që kanë ardhur nga bixhozi, dhe më tej iu drejtuar Ruçit dhe Ballës, duke u kërkuar që të përshpejtojnë procedurën e kalimit ë ligjit.

“I bëj thirrje kreut të grupit parlamentar dhe kreut të Kuvendit që ta përshpejtojnë këtë procedurë dhe të shkojë më shpejt mesazhi tek qytetarët se kjo punë është e mbyllur. 700 milionë euro qarkullim vjetor që i shkon lumit dhe llumit, ndërkohë që do i kthehet arkës së shtetit he do i shkojë konsumit të shëndetshëm familjar”, shtoi Rama.



2 Comments

  1. rreth qelbsires te perbashkuar
    me nje deshir e nje qellim
    ti thithn metes ngjalen
    qe te lind nje kopil.
    rreth qelbsirave kush largohet ai ne vend me burg denohet.
    rreth rilindjes kush afrohet ne grup nga edvini e roshi perdhunohet.
    kush takon rrahman rrajen merr shperblim cigaren dhe tavllen.

  2. shkrimi i plotë i Briken Fejzullait:

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.

    Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.

    Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.

    Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes.

    Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.

    Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.

    Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim.

    Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

    Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.

    Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.

    Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.

    Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.

    Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.

    Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec.

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.

    Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.

    Një psiko-delirant pa bythë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *