• |
ide | kryesore

Kërcënimi i oficerit të Fushë Krujës, Artur Bushi në prokurorinë e Tiranës

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës për t’u pyetur në lidhje me çështjen e Xhisiela Malokut, ku është kërcënuar nënkomisari Emiljano Nuhu, që mori denoncimin e saj për dhunë.

Në rrëfimin e Nuhur thuhet se në zyrën e tij kishin shkuar deputeti i PS, Rrahman Rraja me vëllanë e tij, deputeti i PS, Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushin, për t’i kërkuar që të ndërpriste hetimin ndaj Rexhep Rrajës për dhunimin e Xhisiela Malokut. Bushi ishte i pranishëm kur tre të tjerët e kërcënuan deri edhe me pistoletë.

Nuhu ka thënë se “gjatë kohës që u futën këta unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rrahja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithshme me uniformë. Dhë në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rrahja u ka thënë punonjësve të policisë dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk pse të dalin punonjësit e policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të policisë dhe punonjësit e policisë nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka ai”

Partia Demokratike ka deklaruar javët e fundit se “arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja është një truk, sepse, bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *