• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama bërtet kur e kap klimaksi i krizës

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja, i ftuar sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, bëri një analizë të gazetarisë së vendit dhe reagimeve të kryeministrit Edi Rama përballë gazetarëve.

Sipas Lubonjës, Rama bën gjatë gjithë kohës propagandë në televizionin e tij dhe duke dalë në të tjerat për të mbuluar skandalet që po ndodhin. Ai u shpreh se kreu i qeverisë ka një mendje totalitare, dhe nuk është aspak i qetë kur e akuzojnë për skandalet.

“Ky është i shqetësuar, dhe kur bërtet është climax, e kap kriza. Nuk e bën me gjakftohtësi, se po ta bënte tregon që është racional, por unë kam frikë se kemi të bëjmë me një kalim nga krimi në krim. Gjithë këto tentativa që bën ky për të mbyllur gojën e njerëzve, e bën për të mos zbuluar skandalet,” – u shpreh Lubonja

“Nëse do pyesësh çdo shqiptar, dihet që problemi në gazetari është mungesa e pavarësisë, kapja nga pushteti i të gjithë mediave kryesore. Është i vetmi vend në botë ku kryeministri ka kanalin e vet. Kujt i shërben gazetaria, të qeverisurve apo qeverisësve? Unë them qeverisësve, jo vetëm politikanët, por dhe ato që sponsorizojnë politikanët, oligarkët. Pse ju duhet këtyre kjo media? Sepse ajo është pushtet. Se me atë bëjnë propagandë, bëjnë lavash truri. Keni parë ju kronikë të zezë në kohën e Enver Hoxhës? Jo, se paraqiste një realitet që diktatura s’donte ta tregonte. Shpifja ose fake news, propaganda është shpifja më e madhe, se njerëzit duhet të jetojnë në një gënjeshtër të madhe.

Kryeministri ynë që ka një mendje totalitare, del shpesh se puna e tij është propaganda. Ta bëjë popullin të kujtojë se çdo gjë është mirë. Edhe kur dalin këto skandalet, i tronditet kjo e vërtetë që ka ngritur, ashtu siç tronditet dhe vetë ai. Por nuk më shqetëson Edi Rama, por fakti që ai ka marrë përsipër me mjetet propagandistike, ka marrë përsipër të mbulojë të gjithë këto interesa që përfaqëson, një ekonomi kriminale,” – tha ai. /BW



3 Comments

  1. kujt ja thua nenprodukteve te dhjerjes se stalinit,mao luu ce dunit,enverit e ramizi qelbesires rama.krymbat e qenefit negjmije ku kan dhjer keta mezi presin te hajn mu.n e rames.sidomos bert 1,2,3gr,agron e disa te pa emer e me m.t ne tru.

  2. Po si nuk kopsite nje dosje ne keta 20 vjet dhe ta dergoje ne institucione por llap llap kot lart e poshte neper tv dhe tv te kapura si tv beketit ku ti punoje dhe na u denua per evazion.ti ben per vete karat te tipit ari,manjaku,ziguri,stalini te gjithe skifterat e blu me breke mavi bashke me edi lesin,ketyre i sherben o ljubo

  3. Me ikjen e ambasadorit Lu , duket se Rama ka marr force. Jane kthyer si me pare ritmet e luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Kjo qeveri nuk do dhe nuk ka vullnetin per ta luftuar krimin, i cili sot eshte i perhapur si kancer ne shoqerine shqiptare.
    Mbjellja e kanabisit do mbetet plage e hapur ne shoqerine tone, sepse nga njera ane ka varferuar dhe futur ne burg shume njerez, qe nuk kane marre me heret me kete pune, dhe ka fuqizuar shume financiarisht grupe me rrezikshmeri te theksuar kriminale, te cilet me bekimin e qeverise, bejne ligjin ne kete vend. Vete kryem permendi para pak dite qe kercenime vijne nga burgjet per deputete e ministra. Te gjitha keto ndodhin haptazi para opinionit public, dhe vetem kryem nuk e shikon. Perkundrazi e mbron me pathos , sic mbronte Tahirin ne kulmin e kanabizimit te gjithe territorit te Shqiperise.
    Tashme i eshte cjerr maska, ka humbur pervec se qetesise, dhe argumentin. Ka mbledhur rreth vetes njerezit me ordinere te kesaj shoqerie, se ndonese del i veshur dhe pispillosur ne public, ai ne thelb eshte si keta. I vogel, bosh, medioker dhe megalloman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *