• |
ide | kryesore

Mentor Haziri rrëfen sekretet e familjes së Dua Lipës

Paparazzi, Slider



Dua Lipa është ndër këngëtaret më të suksesshme me origjinë shqiptare, e cila ka prekur majat e klasifikimeve botërore me muzikën e saj. I ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtari Mentor Haziri tregoi se e njeh këngëtaren e hitit “One Kiss”, që kur ajo ishte shumë e vogël, për shkak të miqësisë që ka me të atin e Dua-s, Dukagjin Lipa. Haziri rrëfeu se edhe përse ishte ende fëmijë, Dua preferonte të ndiqte nga pas të atin në provat e tij me grupin “Oda”. “Të atin e Dua Lipës e kam shumë mik. Që gjatë fëmijërisë së saj, Dua na ndiqte gjatë provave kur bënim muzikë me Dukin (Dukagjin Lipën). Ajo e ka yllin në ballë. Dua ka shku dhe ka ardh, Prishtinë – Londër. Pasi familja u kthy në Prishtinë, ajo zgjodhi të ndiqte e vetme karrierën e muzikës dhe ia doli.” – tregon këngëtari Mëntor Haziri. Këngëtari i hitit “Dielli” rrëfen se edhe me të atin e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora ka shumë miqësi. Madje, kur ndodhet në Londër, performon në pub-in e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *