• |
ide | kryesore

Nga se vuan Rama? Kryeministri bën Check Up-in

Lajme, Të fundit



Check Up- mbetet një nga koncensionet më të dyshimta të qeverisë ‘Rama’ dhe me kosto të lartë për buxhetin e shtetit. E pavarësisht akuzave, kryeministri vazhdon ta propagandojë në media si një sukses të vetin. Sot ai u shfaq në poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë kontrollin mjekësor.

Në shfaqjen e radhës në ERTV, Rama shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “A mjafton ky metri për të më matur mua?”, ishte batuta e Ramës teksa ishte ulur si pacient dhe mjekët po e pyesnin për regjimin ushqimor, peshën dhe gjatësinë. Dalja e Ramës për Check Up-in, me siguri që nuk është e rastësishme.

Numri i shqiptarëve që shkojnë të bëjnë kontrollin mjekësor është relativisht i ulët dhe kryeministri kërkon të japë vetë shembullin për t’i nxitur të tjerët. Por pavarësisht numrit të atyre që shkojnë për kontroll, koncensionari Vilma Nushi, pagesën nga buxheti i shtetit e merr po njësoj.

©LAPSI.al 

 



7 Comments

  1. Ky vuan nga çrregullimi bipolar.e ka te vertetuar me kartele qe ne kohen e enverit dhe ia ka publikuar keshilltari dhe sekseri me i besuar i tij Mjero gelbaza.

  2. Mashtrimi vazhdon____….Do dale i kulluar, se ashtu e do opinioni i kohes. Por mos ta nxjerrin shtatezene, e kur ti bejne ADN do dale shtatezania me genin e Balles,,,,po prape s;eshte e vertete,,,keshtu qe filmi me kete CEKAP,, eshte i mbyllur,,, sevot do therrasin,,,,rrofte kryetari,,,,ta kemi sa malet,,, Ja pra ridjeresit e politikes qe kemi ne.

  3. shkrimi i plotë i Briken Fejzullait:

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.

    Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.

    Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.

    Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes.

    Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.

    Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.

    Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim.

    Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

    Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.

    Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.

    Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.

    Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.

    Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.

    Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec.

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.

    Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.

    Një psiko-delirant pa bythë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *