• |
ide | kryesore

Përballja/ 4 alibitë bllof të Taulant Ballës në Opinion

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u paraqit të mërkurën në mbrëmje në Opinionin e Blendi Fevziut për të sqaruar akuzat kundër tij. Por në katër nga pesë çështjet që u diskutuan me gazetarët Artan Hoxha dhe Mentor Kikia, Balla i shtoi më shumë dyshimet. Ja se cilat janë ato…

Pse figuron në përgjimin e Alizotit?

Në përgjimet që prokuroria i ka bërë dëshmitarit Fredi Alizoti, që vetëpranon se ka bërë zërin e vëllait të ministrit të brendëshëm se skandalin e audiopërgjimit, ai dëgjohet të ketë thënë se pret të takohet me Taulantin e Librazhdit nga i cili rrezulton se ka marë një pako të madhe.
Gazetarët e pyetën disa herë se cili qenkësh ky Taulant nga Librazhdi, i identifikuar në përgjimet e prokurorisë, i cili qe i interesuar të shpëtonte qeverinë dhe shumicën nga skandali i Babales? Gazetarët insistuan gjithashtu se Alizoti i ka thënë këto gjëra, para 1 qershorit 2018, kohës kur ai ende nuk ishte rrëfyer në polici dhe kur nuk e dinte se po përgjohej.


Por përveç se justifikimit që Taulantë nga Librazhdi mund të ketë shumë, Balla nuk dha dot version tjetër. Ai këmbënguli se nuk e ka takuar kurrë Alizotin, dhe se pika e tij më e fortë është se ai ka bërë kallëzim në prokurori që po doli i rremë e dënon deri me pesë vite burg.
Pra sipas kësaj hipoteze, në Librazhd ekzistoka një Taulant i dytë që të jetë i interesuar t’i japë një pako me para dëshmitarit pro mazhorancës, për t’i shpëtuar faqen qeverisë dhe ministrit të saj të brendëshëm. Vështirë të thuhet se sa shqptarë ka bindur të mërkurën në “Opinion” ky version.

Injoranca për ekspertizën angleze

Megjithëse kjo çështje nuk lidhej drejtpërdrejt me të, Tulant Balla ka bërë një gafë të pafalshme mbrëmë në Opinion. Duke folur për ekspertizën shkencore të laboratorit anglez të njohjes së zërave që janë në përgjim, ai tha se kampioni i zërit të Fredi Alizotit nuk është shpënë fare në Londër. Në fakt është e kundërta. “JP French Associates”, e ka analizuar zërin e Alizotit, ka deklaruar se nuk mund të arrijë në përfundimin se ai ka bërë aktorin për të imituar Agron Xhafën dhe ka përfunduar se këta dy zëra ngjajnë.


Në të vërtetë këtu Taulant Balla nuk ka bërë ndonjë krim të madh duke mos ditur këto detaje. Por fakti që ai del përditë në media për të bërtitur se përgjimet e Babales janë të manipuluara, tregon qartë se ai u thotë shqiptarëve atë që i intereson partisë dhe jo përfundimin personal që nga nxjerrë nga kqyrja e fakteve. Padituria që tregoi mbrëmë e vërtetoi këtë.

Alibia e udhëtimeve me trafikantin Edmond Bega

Prej ditësh i akuzuar se ka qenë mik i një trafikanti, se ka udhëtuar mbi 50 herë jashtë shtetit me të dhe se e ka favorizuar për fitimin e tenderave në Elbasan, Taulant Balla shpjegoi njohjen me Edmond Begon. Ai tha se e kishte njohur në fund të vitit 2014, pasi Bego kishte investuar në ngritjen e një xhamie në zonën e tij elektorale, në Dragostunjë. Kur gazetarët e pyetën se në sistemin TIMS rrezultonte që ai të ketë qenë edhe më parë në udhëtime ajrore me të, Balla u përgjigj se mund të ketë ndodhur që të kenë hypur rastësisht në të njëjtin avion. Por kur gazetarët insistuan se ai rrezulton ta ketë kaluar kufirin edhe me makinë, ku nuk mund të kenë qenë rastësisht në të njëjtën veturë, Balla e evitoi përgjigjen ( më pas PD nxori fakte të reja nga sistemi TIMS që tregon se Balla dhe Bego kanë udhëtuar edhe në 7 korrik edhe në 22 shtator 2014 (pra para sebepit të xhamisë) dhe madje se ata edhe kontrollin e pasaportave e kanë bërë një minutë pas njëri tjetrit, gjë që tregon se kanë qenë bashkë).

Image

Nga Xhamia tek shtëpia

Versioni i Taulant Ballës se njeriun e dënuar si trafikant droge, pjesmarrje në banda kriminale e njihte si kontribues pranë komunitetit tek i cili ai është deputet, ngjalli shumë dyshime kur ai tha se bashkë me dy miq gazetarë të njohur kishin udhëtuar jashtë. Edhe kjo është shumë, por deri këtu historia mund të quhet e besueshme. Por ditën që i plasi ky skandal, Balla ka deklaruar se Edmond Bega ka një grua dhe dy fëmijë të mrekullueshëm.
Ata mund të jenë vërtet të tillë, por është pak si e vështirë të besohet se si një njeri që thjesht e çmon për bamirsitë në zonë Balla e paska kaq të afërt sa ndan udhëtime jashtë shtetit madje i njihka kaq mirë edhe familjen. Kjo i tejkalon kufijtë e një marëdhënie pune me një kontribues të zonës. Fakti që e ka mik udhëtimesh dhe mik shpie Begon tregon një lidhje shumë më të fortë sesa ajo që Balla u mundua të relativizojë mbrëmë.

Akuza pa prova

E vetmja gjë që gazetarët nuk i vërtetuan dot me prova Taulant Ballës ishte akuza që i bën nën komisar Emiliano Nuhu, për rastin Xhisiela, pra se ai e ka kërcënuar atë me armë në komisariatin e Krujës në 12 korrik 2018. Nuk ekziston asnjë indicie tjetër përpos fjalës së Nuhut se Balla ka qenë në atë vend atë ditë. Por pavarësisht se deri më tani shefi i grupit parlamentar të PS-së del i larë, ai, megjithëse zhvishet nga përgjegjësia personale, nuk mund të hedhë pas krahëve peshën politike. Gazetarët i thanë se gjatë gjithë kohës për të cilën flet Nuhu, djali përdhunues i deputetit të PS është mbrojtur dhe ndaj tij nuk është ndërmërrë asnjë veprim hetimor. Por këtu Ballës i mjaftoi shfajësimi i vetvetes dhe nuk u preokupua shumë të zbardhte edhe forcën e tij politike.

©Lapsi.al



20 Comments

    1. i pa emer e i pa tru por me mut ne kok,media nuk i esht ber krah askujt por ti je ber pastrues i qenefit negjmije.faktet jan siq esht dielli qe ndriqon,geron basha ne bug,rraja i ramballes po ashtu,habilajt po.u futen keta ne burg per hater te lapsit dhe pd.ik or mut qenefi shko ha se rraja te jep prap.

  1. “Djali perdhunues i deputetit socialist” si mund te quhet perdhunues kur shkon me te dashuren e vet. Ajo goca ska ngel dite qe sdel neper media nga mengjesi deri ne darke duke thene qe ka qene /apo eshte i dashuri i tij. Pse kur vajza shkon ne gjygj per te mbeshtetur “djalin e deputetit te ps” e konsideroni kurve dhe merreni me marken e syzeve te saj e nderkohin tani e konsideroni te perdhunuar

    1. tiku po te te fusin si rames ngjalen e lalzit qe i dha ilir meta nga hajn me ze dhe figur e ben president,dhe pse i tha kokpalare e bastard,pastaj tiku kur te djegin cigaret ne kofsh ,te vejn armen mbi kok dhe nja tre rrahman,regjep e taulant rrajen dhe mutit i thua mjalt,ne fakt ti mutit i thua 75 vite mjalt por nuk te ka faj kush qe je i ngjizur ne qenef negjmije si rama pranda te duket ushqim bazik.

  2. Ku ka pisllik eshte Balla . Ku ka maskarrallik eshte Balla . Ku ka intrige eshte Balla . Ku ka vjedhje eshte Balla . Ku ka nje gje te keqe eshte Balla , prandaj :

    Afer balles afer hallit
    prane Balles prane djallit

    1. shume naive te mendosh qe te gjitha te keqijat i ben vetem balla. Balla eshte vene ne shenjester te PD e ndaj permendet ne gjithcka e kjo loje PS i shkon pershtat, kshu del pis vetem Balla e te gjith te tjeret dalin te paster. Shikoni me vemendje askush nga ministrat e PS nuk akuzohet me per asgje qe kur Balla eshte vene nen shenjester, a thua keta ministra u pastruan apo nuk vjedhin me?? Madje po ta vini re edhe PS vete nxit qe neper studiot televizive te flitet vetem per ballen se kshu le te kuptohet qe vetem balla eshte problemi ne ps e te gjith te tjeret jan te paster e te pakorruptuar. PD ka rene keq ne kete naivitet qe po i sherben vetem PS

      1. Nuk po them qe gjithe te keqijat i bene Ballla por atje ku eshte e keqja eshte edhe Balla . Te gjithe keta larot e PS jane jaduter te thekur , ndersa ky perveçse hajdut ordiner eshte edhe bashkpunetor i thekur i krimit dhe i krimineleve .Prandaj jo me kot ne çdo rast del emri i tij , por kjo nuk i bene te tjeret automatikisht te paster . Me pake fjale ky maja e piramides se krimit dhe korrupsionit ne PS(pas Rames)

  3. Mbreme Balla mund te mos ishte ne dite te mire, pse e ngacmoni kot ju gazetaret? U mudua te jepte alibite e tij, por pati mungese elokuence dhe fuqie bindese sepse duke qene ne periudhe vjeshte, mund te jete me grip ose mund te kete probleme me presionin e gjakut. P.sh. per udhetimin me makine me personin qe Balla nuk e njhte mire, Balla mund te kete bere autostop dhe udhetimi ka qene i rastesishem. Gjithsesi ju duhet ta vleresoni Ballen sepse (pa e ditur se cfare marke ishte kemisha e tij, por me siguri ndonje marke prestigjioze) ishin perkujdesur qe kemisha te ishte e personalizuar me incialet T B te shkruara me germa gotike.

  4. Analize me koti nuk kam lexuar ndonjehere..

    Kur lexon titullin ‘ 4 alibite BLLOF’ te lajmit thua me vete prit se cfare do te lexoj.. dhe pastj kur lexon me tej artikullin zhgenjehesh me nivelin medioker dhe tendencioz te tij.

    ‘ Pyetjes se kenë qenë rastësisht në të njëjtën veturë, Balla e evitoi përgjigjen.” … dhe sipas Shkurdhakut ky na qenka BLLOOOOOFFF..

    lexojeni , lexojeni kete lajm-analize.. se do bindeni se eshte bere per nje shtrese lexuesish me llogjike te dobet.

    Lajm pocaqi.

    1. epo me siguri sipas teje ishte me ty duke i lepir roshit pallen pasi perdhunoi nje te mitur,e qe rama e mbronte me ter fuqin.

    2. Epo, gazetari mund te beje nje shkrim qe mund te mos perlqeje per nivelin. Edhe une pyes veten per llogjiken e atyre qe e besojne akoma, sa here degjoj ndonje nga arsyetimet dhe batutat e peshtira te skizofrenit kryeminister. Me thuaj po deshe se cfare niveli mund te kete nje njeri qe beson qe:
      1. Shendetesia ne Shqiperi u be falas,
      2. Legalizimet ne Shqiperi behen pa nevoje te paguash,
      3. PPP nuk jane fare afera korruptive,
      4. Banditet dhe trafikantet ne parlament dhe neper Bashkira- jane thjesht ca capkene trimosha
      5. Taulanti udheton dhe shoqerohet rastesisht me trafikante dhe kriminele
      6. Teatri do prishet per te miren e zhvillimit te atdheut
      7. Ne Shqiperi nuk ka fare droge, ajo eshte balte e opozites, Toyotat me pare mbushen vete dhe kokaina me konteiner eshte e nje veriori qe vetem nga emri duhet te jete mik i Saliut!!!
      8. Agron Xhafa eshte i pafajshem dhe po ben kurs ri-edukimi ne burgjet e Italise,
      9. Vajzat kur lidhen me te fortet e PS, vetedigjen me cigare dhe jane vetem xheloze.

      A te vazhdoj edhe me apo mjaft per sot?
      Konkluzionin po ta le ty per te vendosur se cila kategori e ka logjiken me te dobet: Ajo qe degjon, beson dhe voton nje genjeshtar bajat apo ajo qe lexon nje artkull dhe perpiqet te gjykoje me trute e veta.

  5. Taulanti me kemishe te personalizuar.
    Shprehja ‘Hapu dhe te futem’ tani e tutje eshte ‘Hapu galaktike te futem’.

  6. Aman se nuk durohej dot tangerlleku i ketij fshatari kokecepesh qe te peshtiros me servilizmin e tij. Eshte bere dhe milioner nje funderrine si ky. O tempora, o mores!

  7. Per Begon jemi te gjithe dakort. Po kjo shpifja e Nuhut a duhet te bej automritike ndokush qe e merr dhe e trajton si te vertete. Se zbehu dhe skandalin me Begon

    1. Puna është o Klodi , se ai që duhet të bëjë “atom-ritikë”, oficeri i policisë Nuhu, nuk pati kohë ta dëgjojë këshillën tënde se e kërvënuan ta vrasin megjithë familje.
      Po sikur t’ju kërkoje Taulantit e prokurorisë more shoku Klodi, që të të hiqnin nga meraku se për këtë punë e komisariatit paska shpifur Nuhu, që ti hapnin telefonatat e tyre e veçanërisht të publikonin përmbajtjen e videokamerave jashtë e mbrendaa komisariatit ?
      Oficeri i kërcënuar edhe me kobure thotë se ishin këta persona, duke i përmendur me emra e me detyra, e këta bëjnë të habiturin duke thënë se ne nuk kemi qenë atje.
      Po çfarë interesi kishte Nuhu që të përmendëte vetëm emrin e Ballës e të Bushit, ashtu kot veç që i paskëshin ardhur në mend ?

  8. Sa me shume Balla del neper ekrane per te perginjeshtruar,aq me shume njerezit binden se ai eshte i perfshir ne te gjitha aferat korruptive dhe kriminale;sa me shume padi ben Palla ne prokurori aq me shume i bind njerezit se ai eshte pjese e aferave korruptive dhe kriminale! Lereni qenefin ne hijen e tij egoiste sepse perdit e me shume po tregon qe eshte pjese e batakut te ripjelljes. Po qe se prokuroria dhe gjykatat do te funksiononin qenefi Palla do te ishte ne burgun e ndertuar nga ripjellja! Ky palla e ka paraqitur disa here me dokumenta si keshilltarte Ps!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *