• |
ide | kryesore

Priyanka tregon për planet e dasmës

Paparazzi, Slider



Priyanka Chopra kujdeset vazhdimisht për veshjet dhe stilin e saj. Aktorja 36 vjeçare ishte e pranishme te Golden Heart Awards në NYC ku foli edhe për planet e saj të dasmës dhe fustanin.

“Gjithnjë kam besuar se çdo gjë që vesh, duhet të jetë e këndshme dhe e rehatshme. Kështu që edhe fustani do jetë i këndshëm dhe i rehatshëm.”- u shpreh Priyanka, që ka muaj që planifikon dasmën me Nick Jonas.Michael Kors nuk kishte asgjë për të shtuar për nusen e ardhshme.

“Cfarë adhuroj te Priyanka është se ajo është e zgjuar, e talentuar, e bukur dhe e di se çfarë funksionon tek ajo. Dhe e di që ajo do duket në formën e saj më të mirë, ashtu siç duhet të jetë çdo nuse.”- tregoi ai.

Dasma pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm, dhe një ndër të ftuarat do të jetë dhe mikesha e saj e ngushtë, dukesha Meghan Markle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *