• |
ide | kryesore

‘Revolucioni i pamundur’ ndaj Zuckerberg, investitorët kërkojnë ta largojnë

Planet



Investitorë e mëdhenj publikë të Facebook kanë mbledhur këshillin e administrimit për të përcaktuar një president të ri të kompanisë, që do të jetë i çliruar nga polemikat që e kanë përfshirë kohët e fundit gjigantin teknologjik.

Një propozim i ri bën thirrje edhe për largimin e Mark Zuckerberg si kryetar bordi, pas skandalit me Cambridge Analytica dhe një shkelje të të dhënave që prekën 30 milionë llogari.

“Ne po hyjmë në një fazë të re të rritjes së Facebook. Ndërsa krahasojmë mënyrat në të cilat teknologjia e Facebook ka tejkaluar aftësinë tonë për të kuptuar se si ndikon në shoqëri, është koha për të vendosur kufizime tek Zuckerbergu dhe për të bërë disa ndryshime strukturore”, tha një prej nënkryetarëve të kompanisë, Jonas Kron.

Aksionerët janë të pakënaqur me Facebook.

“Tani është koha për ndryshim dhe ne duhet t’i kërkojmë më shumë llogari Mark Zuckerbergut. Një bord i pavarur është thelbësor për kompaninë”, shprehen ata.

Iniciativa duket të jetë një gjest simbolik, pasi themeluesi i Facebook-ut, Zuckerberg pothuajse ka kontrollin absolut të kompanisë me mbi 28% të aksioneve të kompanisë, duke e bërë aksionerin më të madh. Ndërkohë, ai është edhe kryetar i bordit dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë miliarda dollarëshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *