• |
ide | kryesore

Ronaldo-Georgina, krisje në çift? I gjithë faji është i Rafaella Fico

Sport



Flitet për dhunë kundër një femre, në një skandal të vërtetë, e në pritje që të dalë e vërteta, Novella 2000 tregon në faqen e parë të saj për një dramë xhelozie. Pikërisht kështu, sepse sipas revistës Georgina, bashkëjetuesja e Cristiano Ronaldos, është jashtëzakonisht e nervozuar me ish-të dashurën e portugezit Raffaella Fico, që në ditët e kaluara lëshoi disa deklarata mbi CR7: «Me të ishin 11 muaj dashuri».

Këto fraza edhe pse i referohen të kaluarës, e kanë tërbuar, gjithnjë sipas të njëjtës revistë, të fejuarën aktuale të futbollistit të Juventus. “Bashkëjetuesja e CR7 duket se ndjen ende familjaritetin, që i ati i fëmijës së saj ka me Raffaella Fico. Ish-velina mund të shkaktojë ndoshta një krizë të fortë në cift?”, shkruan revista e drejtuar nga Roberto Alessi, që përgjigjen e jep po vetë. “Ata duhen dhe ajo nuk do ta braktiste kurrë në këtë moment”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *