• |
ide | kryesore

Shtatë lojtarë në festë pas humbjes, jep dorëheqjen trajneri i Sllovakisë

Sport



Arsyeja e dorëheqjes së trajneri të Sllovakisë, Jan Kozak, është një festë. Vetëm se tekniku me festën nuk ka aspak lidhje, përvec tronditjes që pësoi kur mësoi se lojtarët e tij që u mundën në fushë, kundër Republikës Ceke po festonin aty. Në qendër të vendimit ishte sjellja pak profesionale e 7 lojtarëve, mes të cilëve interisti Milan Skriniar, që u kthye natën vonë pas humbjes. Federata ka njoftuar dënimin: futbollistët në fjalë nuk do të marrin asnjë kompensim në rast të grumbullimeve të ardhshme me kombëtaren.

Pas pak ditësh nga vendimi ishte vetë trajneri Kozak që shpjegoi motivin e largimit të tij. Më tepër se humbja e dytë në po aq ndeshje të Ligës së Kombeve, ishte sjellja e disa lojtarëve (Skriniar, Dubravka, Gyomber, Lobotka, Sull, Satka e Weiss) që e bënë të ndërmerrte këtë vendim.

“Atë mbrëmje e pashë dy herë videon e ndeshjes e më pas zbulova se 7 lojtarë kishin lënë grumbullimin dhe u kthyen natën vonë – shpjegoi ish-tekniku i Sllovakisë -Ky episod më bëri keq, si një shuplakë në fytyrë. Mund të kisha bërë sikur nuk e mora vesh, por nuk do të ishte në stilin tim. Mund ti kisha përzënë lojtarët nga kombëtarja, por nuk arrita të vendosja fatin e të ardhmes së Sllovakisë duke dërguar në shtëpi lojtarë të kalibrit të Dubravka, Skriniar, Lobotka e Weiss. Atëherë u largova vetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *