• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Shpifje, shpifje, shpifje” si kopjon Rama Vitorio Sgarbin në Itali

Kryesore, Lajme, Syri i Lapsit

Në debatin me gazetarët në “Dritare”, kur nuk ia doli t’i kundërshtojë me fakte dhe argumenta për çështjet e krimit, kanabisit, “Xhisielës” etj, Edi Rama nisi të bërtasë duke përsëritur në pak sekonda për 14 herë rresht, fjalën “shpifje”.

Gazetarët ia vunë disa herë në dukje, se me këtë shpërthim nervash, Rama po tejkalonte normat e një sjelljeje normale, por sërish kryeministri nuk u ndal.

Kjo mënyrë përballjeje në televizion, është e ngjashme, në mos një imitim i shfaqjeve publike që i bën shpesh një miku i tij italian, Vitorio Sgarbi, një nga personazhet më kontroversë të jetës publike në Itali. Madje Sgarbi e ka pranuar në shumë intervista TV se kjo mënyrë skandaloze të qeni e ka ndihmuar më shumë për të tërhequr prozhektorët mbi veten sesa profesioni i tij real i kritikut të artit.

Sgarbi, një kritik arti dhe politikan, i famshëm për sherret, sharjet, banalitetet dhe konfrontimet ndonjëherë fizike në studiot televizive të Italisë ishte disa muaj më parë në Tiranë, i ftuar nga Rama në zyrën e tij në kryeministri. Më pas, Sgarbi e shoqëroi Ramën në promovimin e librit Kurban në panairin që u zhvillua në Itali. Për të parë ngjashmërinë në reagimin mes të dyve, Lapsi.al ka vënë bashkë në një video shpërthimet e nervave të secilit prej të dyve.

 

17 Comments

  1. Ç’jane keto krahasime , ky nuk i vjen as tek maja e thoit Zgarbit . Sa per dijeni Zgarbi eshte nje nga mendjet me te ndritura per te mos thene me i miri ne fushen e tij .

    1. Fiks. Sgarbi eshte nje kritik arti i shkelqyer. Me kulture dhe njohuri te thelle aq sa ke vertet kenaqesi ta degjosh. Kjo ben qe tia falesh shperthimet skandaloze neper studio kur i quan bashkebiseduesit capra,duke iu referuar injorances se tyre. Mos beni krahasime te pavende me nje cope Rame.

  2. Por me cilet pacavure te flasesh,lapsi ben gjetje,me idene te shaje rame,i ben ndere duke e krahasuar me zgarbin,shkullak o torollak

  3. Ku ta njohesh ti mer malok,ti vetem saliun,enverin,stalinin njeh,ne ferrat e vicidolit ku te pollen pastaj te hodhen ne tirane tani punon ne bodrumet e shqupit,prandaj nuk e njeh zgarbin

  4. shkrimi i plotë i Briken Fejzullait:

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.

    Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.

    Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.

    Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes.

    Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.

    Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.

    Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim.

    Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

    Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.

    Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.

    Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.

    Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.

    Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.

    Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec.

    Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

    Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.

    Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.

    Një psiko-delirant pa bythë!

  5. Është e vërtetë që Sgarbi është një personalitet në profesionin e tij si kritik arti e kulture sa i takon formimit të tij kulturor, por si njeri, është i njohur në Itali si një arrogant gojëprishur, i cili nuk di të bëjë debat normal por çdo debat do ta kthejë në sherr banal.
    Kush e pa në debatin me gazetarët tek Dritarja e Rudinës, ju kujtoj se si e mbylli Rama ate shfaqje të turpëshme të arrogancës alla Sgarbi.
    Duke dashur të bëjë përmbylljen e asaj shfaqje të shëmtuar, me mburje ju drejtua gazetarëve :
    Mblidhni mëndjen se me mua nuk ja dilni me llafe se me llafe unë dal gjithmonë i fituar.
    “Fitoren” në debate, Rama e koncepton se me arrogancën e kapaidallëkun e tij, nuk i le bashkëbiseduesit që të shfaqin mendimet e tyre por vetëm flet vetë edhe gjatë kohës kur i drejtohen pyetje apo kur tl tjerët komentojnë.
    Më pat bërë përshtypje deputetja Spiropali të cilën Rama e frymëzon si Skënderbe. (Siç frymëzohet Rama nga Sgarbi). Edhe ajo, duke dashur mesa duket të imitojë idhullin e saj, mesa duket dërgohet në debatet televizive vetëm si zhurmuese debatesh, Gjatë gjithë kohës ajo nuk pushon pothuajse asnjë sekondë së foluri, vetëm që të mbysë me kra-kra-të e saj si të sorrës, komentet e kundërshtarëve politikë.
    Duket se këtë detyrë ka marë si deputete nga Rama.
    Nga soji i gazetarëve, këtë rol e luan prej shumë vitesh Lorenc Vangjeli i cili shquhet edhe si imitues batutash me Ramën.

  6. Tani eshte shume e thjeshte te diskreditohet Rama: mjafton qe nje figure publike ne menyre konstante te akuzoj publikisht Ramen per perdorim kokaine. Ne rast se kjo nuk eshte e vertete Rama do e denoncoj per shpifje…
    Nese nuk reagon duke ditur qe nje proces per te proviar shoifjen donkerkonte qe ai te bente nje test nese oeror apo jo dorge ai konfirmom qe ai eshte i varur nga droga dhe qe denoncimi i shpifjes do perdoret si instrument per te intimiduar kundershtaret persa kohe kontrollon prokurorine……

  7. Ku ke arritur o Andi Bushati? Shko dhe vizitohu! Nuk kalon njeriu ne kete lloj skizofrenie! Ego-ja e forte te vret!

  8. Po pse o idiot rilindas.
    Duhet ta argumentosh atë që thua, përndryshe do të thotë se je thjesht idiot, sepse je i paaftë të përdorish aargumente.

    1. Ore i pa emer! Pa lexoje pak komentin tend dhe do te shikosh, qe je gjysem analfabet! Keshilloj komentuesit : – ta lexojne komentin e tyre para se ta postojne ate! Kjo do t’ju beje me te vlefshem per k/kriminelin Sali!

      1. Nuk të vë faj more “Une” kur gënjen si derr duke ju thënë komentuesve që nuk janë në një mendje me ty, se qenkan gjysëm analfabetë.
        Meqë e dëgjon çdo ditë Edi Ramën që të gënjejë paturpësisht duke ju thënë të tjerëve “shpifje, shpifje” për të vërtetat që ja përplasin në turrij, kujton se kjo është mënyra e vetme për të komentuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu