• |
ide | kryesore

Wanda Nara poston nga shtrati, ftesa është për …Icardin

Sport



Wanda Nara tregon anën e saj sensuale dhe sigurisht është ana e saj më e mirë. Gruaja dhe menaxheria e sulmuesit të Inter, Mauro Icardi, tani është e njohur edhe si opinioniste televizive, nuk heq aspak dorë nga sensualiteti dhe e tregon me postimin e fundit në Instagram.

Wanda nuk duket aspak e shqetësuar nga lajmet e një dite më parë, që erdhën nga gjykata e Milanos, në cështjen ligjore me ish-burrin e saj Maxi Lopez. Bashkëshortja aktuale e Mauro Icardi në fakt, është e akuzuar për shpëndarje të të dhënave personale në rrjetet sociale, përfshirë numrin e celularit të ish-burrit dhe sulmuesit aktual të Vasco da Gama, dhe rrezikon të dënohet me katër muaj burg.

E si për ti dhënë të kuptojnë të gjithë se kjo cështje është e fundit gjë që mund ta shqetësojë Wanda Nara shfaqet provokuese, më seksi se kurrë me një pëlhurë nate ngjyrë rozë që i lë shumë pak vend imagjinatës së ndjekësve të saj të shumtë. Vetëm se ftesa është vetëm për njërin….Icardin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *