• |
ide | kryesore

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, vdes 65-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar sot në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në njësinë Guri i Zi.

Nga aksidenti ka humbur jetën 65-vjeçar Njac Rroku, i cili ka qenë duke ecur me një motor teksa u përplas nga një makinë.

Ndonëse drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, të cilat po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *