• |
ide | kryesore

Aktori dhuron pasurinë e tij për bamirësi

Paparazzi, Slider



Chow Yun-fat ka njoftuar se do dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi.

Chow, pasuria e të cilit arrin në vlerën e 619 milionë eurosh e bëri këtë premtim më parë në një intervistë.

“Paratë nuk janë të miat”, tha ai duke shtuar se ëndrra e tij është “të jetë i lumtur dhe njeri normal”.Pavarësisht pasurisë, Chow ka një reputacion në zonën aziatike se bën një jetë modeste, jo luksoze. Ai lëviz me transport publik, nuk shkon në restorante të shtrenjta dhe vesh rroba të vjetra. Edhe pse nuk kanë fëmijë, gruaja e tij, Jasmine Tan ka përdorur për 17 vjet të njëjtin telefon derisa nuk funksiononte më.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *