• |
ide | kryesore

AKU në terren bllokon 962 kilogramë mish, mbyllen 8 aktivitete

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi 181 inspektime për prodhimin dhe përpunimin e ushqimeve në rang vendi nga data 1 deri më 17 tetor.

AKU ndërpreu 8 aktivitete dhe bllokoi 962 kilogramë mish, sikurse 190 kilogramë djathë të bardhë dhe 7.5 litra qumësht.

AKU njofton se subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë : Alb Orka dhe Rrok Uka në qytetin e Tiranës, Dylaver Suma në Dibër, Nexhip Cezma në Korçë, Sali Rustem Buci në Durrës, Netil Dalipi, Edmond Saraçi dhe Aldo Poroçani në Elbasan, të cilët janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish. Ndërsa për stabilimentin e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij subjekti Pëllumb Xhanari në Fier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *